BE: Negociatat për integrim të Shqipërisë, në varësi të zgjedhjeve
21/03/2005 Bashkimi Evropian shpreh shqetësimin që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të lira dhe sipas standarteve. Sipas drejtorit të komisonit të zgjerimit në Bashimin Evropian, Fabricio Barbaso, "BE ka vetëm një problem madhor në Shqipëri. Problem, i cili ka të bëjë me zgjedhjet", është shprehur për "TV ALSAT", Barbaso. Ai shpreson që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme në përputhje me standartet ndërkombëtare. Sipas tij, nëse këto zgjedhje ecin në rrugë të mbarë, atëherë Shqipëria do të bëjë një hap pozitiv për marrëveshjen e asocim-satabilizimit me BE-në. "Ne jemi në pritje dhe po ndjekim dhe procesin parazgjedhor në Shqipëri ", tha Barbaso. Sipas tij, "Maqedonia është shembulli më i mirë në Ballkan, duke parë se si po ecën në plotësimin e kushteve të vëna nga Brukseli". Zyrtari ndërkombëtar thekson se, dhe Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e disa prej vendeve të rajonit, të cilat po ecin në proceset integruese.Vetëm disa javë më parë gjatë vizitë së kryeministrit Fatos Nano në Bruksel, u ritheksua sërisht se zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të vendosin për fatin e marrëveshjes që Shqipëria pritet të nënshkruajë më BE-në.
Në lidhje me marrëveshjen e asocim stabilizimit Barboso tha se "kjo çështje do të diskutohet vetëm nëse Shqipëria do të zhvillojë zgjedhje sipas standarteve ndërkombëtare". Në të kundërt, zyrtarë të lartë të BE-së kanë paralajmëruar se vendi ynë do të ketë një kthim mbrapa në proçesin e integrimit. Barbaso, Solana Oli Reh kanë theksuar shpesh se është përgjegjësi e qeverisë shqiptare por dhe e klasës politike në tërësi, që të zhvillojë zgjedhje sipas standarteve ndërkombëtare.