“Veterania” e spitalit të Fierit, 14 vjet në pritje të mrekullisë
20/03/2005 Nëna 40-vjeçare e tri fëmijëve, vuan nga mpiksja e gjakut, si ndahet as zemra
FIER - Tashmë spitali është bërë shtëpia e saj, madje muret e bardhë të tij për fat të keq e mbajnë brenda tyre si në një ngërç të madh, gruan ende të re, me forca dhe dëshira për jetën.
Pacientja
Quhet Miranda Dushi dhe është banore e fshatit Pojan, panë qendrës arkeologjike e turistike të Apolonisë. Jeta e saj në pjesën më të madhe, ka kaluar në dhomat e spitalit civil të Fierit dhe pothuajse gjithnjë ajo është paraqitur atje në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa i është dashur të qëndorjë jo më pak se pesë muaj, për çdo herë.
Pacientja “veterane”, 40-vjeçarja Miranda Dushi, vuan nga sëmundja e trompoembolisë ose mpiksja e gjakut. Kjo sëmundje, i ka shkaktuar edhe probleme në zemër, me një tjetër sëmundje, atë ishemike.
Miranda është nëna e tri fëmijëve, dy prej të cilave vajza të rritura, në pamundësi për të qenë pranë nënës së tyre, sepse janë shpërndarë në emigracion, një në Itali dhe një në Greqi, ndërsa djali i vtëm, 22-vjeçar pas shërbimit të detyrueshëm ushtarak nuk ka gjetur ende punë, duke u bërë një barrë më shumë në familjen Dushi.
Spitali
Në një dhomë me 2 shtretër, por që njërin infermieret përpiqen që të mos e zënë, qëndron pothuajse gjitnjë shtrirë 40-vjeçarja Dushi. Një grua ende simpatike, e mbushur dhe fisnike në pamje, qëndron në pritje, shtrirë në çarçafët që zbardhojnë nga pastërtia.
Mjekët dhe infermieret i qëndrojnë pranë dhe nuk e lënë të mërzitet. Ajo tregon se në Fier ka edhe njerëzit e saj, të cilët e vizitojnë shpesh.
“Ata vijnë më shpesh, pasi burri është në punë, ndërsa djali si djemtë e rinj… Jam në hall, vajzat e mia janë larg, të martuara, asnjë nuk kam të afërt të më qëndrojë pranë në rast fatkeqësie”, tregon Miranda.
Ata që e njohin Mirandën, tregojnë se ajo ka qenë gjithnjë një grua kurajoze dhe madje edhe mjekët habiteshin me kurajon e saj për t’u operuar.
“Por, pohon ajo, kjo gjendja kaq e pashpresë, më torturon”...
Apeli i pacientes së përjetshme
“Ndihmë! Mos më lini të vdes”
Miranda është paciente e grupit të dytë qysh prej 14 vjetësh dhe qysh prej kaq vjetësh jeta e saj ka shkuar më tepër në spital sesa në shtëpinë në fshat.
Më shumë se 5-7 muaj në vit, gruaja 40-vjecare shtrohet në spitalin civil të Fierit, ku edhe pse në kujdesin e mjekëve është shumë e shqetësuar, pasi ende bluzat e bardha nuk kanë përcaktuar se nga i shkaktuohet kjo sëmundje. Jo vetëm kaq, por ata i rekomandojnë që shëptimin e mundshëm mud ta gjejë në Milano të Italisë.
Nga se vuani?
Vuaj nga sëmundja e mpiksjes së gjakut. Kardiologu Pandeli Çina dhe një konsultë e madhe kardiokirurgësh kanë nxjerrë si konkluzion se jeta ime është në fije të perit nga trompoza e vazhdueshme, prejardhjen e së cilës ata nuk arrinë ta gjejnë. Kjo sëmundje më ka dëmtuar edhe zemrën, dhe venat, sipas kardiologëve, janë ngushtuar së tepërmi dhe duhet të operohem.
Përsë nuk operoheni?
Nuk është aq e thjeshtë, po mirë do të ishte. Asnjë kardiokirurg shqiptar nuk e merr përsipër operacionin për shkak të mushkërive të mia copë-copë dhe mpiksjes së gjakut. Ky është një operacion i vështirë dhe ata nuk më garantojnë jetën. Madje, nuk më kanë sugjeruar spitalet e Greqisë, por vetëm atë të Milanos në Itali. Kjo është një hall më vete për mua.
Sipas jush, ku qëndron halli?
Unë nuk kam asnjë të ardhur, veç 30 mijë lekëve (të vjetra) të pensionit të invaliditetit, ndërsa im shoq, i cili punon në Albtelecom, ka një rrogë të vogël jo më shumë se 200 mijë lekë (të vjetra).
Keni kërkuar ndihmë?
Si jo. Biles edhe tani gjej rastin të apeloj, mos më lini të vdes.
Çfarë problemesh ndjeni?
Unë edhe kur shkoj në shtëpi nuk jam në gjendje të mirë shëndetësore për t’i shërbyer vetes. Jam e lodhur, më zihet fryma kur eci, kur flas, kur ha, kur bëj gjithë veprimet jetësore. Kështu nuk jetohet.
Duhen 40 milionë lekë, për të ndryshuar jetën e Mirandës
“Telefonata vajzës, ’më hoqi nga goja’ fostoksinën”
“Nuk jam më gruaja plot hare dhe kurajo për të përballuar edhe vështirësitë e jetës, por gruaja e cila në këtë gjendje dëshiron të vdes. Po, po të vdes. Dhe këtë e tentova njëherë, por telefonata e vajzës në Greqi, më shpëtoi”, tregon Miranda, e cila për t’i dhënë fund jetës, kishte zgjedhur fostoksinën.
“Vetëm zilja e telefonit të vajzës nga Greqia më përmendi. Ajo më thoshte se më donte shumë dhe se unë isha gjithçka për atë. Pas telefonatës e kuptova që isha treguar një grua e dobët dhe se fëmijët, burri dhe njerëzit e mi më duan. Unë nuk dua t’u ul kokën atyre”.
Më pas, Miranda tregon se si pjesën më të madhe të vitit e kalon në spital.
“Jeta ime qysh prej 14 vjetësh mbeti në spital. Më shumë se 7 muaj i kaloj në spital, dhe vetëm 5 ose edhe më pak, në shtëpi. Më duhen 40 milionë lekë dhe jeta ime ndryshon”.