Një pyetje dhe për përfaqësuesin e FMN-së!
20/03/2005 Tashmë për opinion publik shqiptar është bërë e qartë se transparenca e firmave piramidale nuk u arrit të kryhet ashtu siç mendohej mëse 8-vjet më parë, kur u ngrit në bazë të një ligji të veçantë Komisioni i Transparencës, i drejtuar nga Farudin Arapi. Transparenca do t’i shërbente në radhë të parë humbësve të drejtpërdrejtë nga firmat piramidale për të përfituar maksimumin e mundshëm nga shitja dhe shpërndarja e aseteve të mbetura nga firmat piramidale. Po kështu, një interes të veçantë kishte kjo çështje edhe për publikun e gjerë për vetë pasojat direkte dhe indirekte që pati shoqëria shqiptare nga shembja e firmave piramidale. Tashmë janë bërë publike pretendimet e përfaqësuesve të ish-kreditorëve, se nuk janë aspak të kënaqur për transparencën. Në bazë të informacioneve të shtypit, një pjesë e anëtarëve të këtij komisioni janë në ndjekje penale për dyshime në afera korruptive gjatë shitjes së aseteve të firmave piramidale, ndërsa deklarimet e medias greke se në këtë vend janë transferuar rreth 180 milionë dollarë në vitet 1997-1999, të padenoncuara apo zbuluara nga Komisioni i Transparencës, ka shtyrë me të drejtë një pjesë të politikanëve të hedhin idenë e kryerjes së një transparence të transparncës.
Si një qytetar i Shqipërisë, do të dëshiroja t’i drejtohesha me një pyetje dhe nënpyetje përfaqësuesit të FMN-së në Tiranë, në lidhje me këtë çështje dhe më konkretisht:
Si një përfaqësues i FMN-se, si e gjykon se mund të kryhet më mirë transparenca e transparencës? Nëpërmjet:
a.Shkrirjes së Komisionit ekzistues dhe krijimit të një Komisioni me përbërje të re në bazë të të njëjtit ligj?
b.Nëpërmjet anulimit të ligjit të transparencës dhe riorganizmit të transparencës nëpërmjet sistemit të gjykatave;
c.Nëpërmjet një auditori ndërkombëtar si, Deloite, KPMG etj.
d.Apo me ndonjë formë tjetër, që ju mund të sugjeroni me këtë rast.
Me këtë rast do të desha një përgjigje edhe për një nënpyetje:
Si e gjykoni ju zgjidhjen institucionale me mbështetje ligjore për eliminimin e gjykatave nga procesi i transparencës (në bazë të ligjit ekzistues të falimentimit) dhe krijimit të Komisioni të Transparencës
a.Të saktë për kohën
b.Jo i saktë
c.Heziton përgjigjen
Sqarim
Përse këto pyetje përfaqësuesit të FMN-së?
Së pari, FMN është një organizatë ndërkombëtare, që funksionon në bazë të membershipit të vendeve anëtare, ku bën pjesë edhe Shqipëria, për rrjedhojë si një qytetar i kësaj të fundit kam të drejtë, si qytetar i një vendi anëtar t’i drejtohem me një pyetje publike një përfaqësuesi të organizatës ku aderon edhe Shqipëria.
Së dyti, FMN është mjaft sensibël në lidhje me situatën financiare në përgjithësi, transparencën dhe problematikën që lidhet me likuidimin e firmave piramidale. Për rrjedhojë, kjo organizatë mund të ketë një sygjerim të vlefshëm për politikëbërësit shqiptarë, që mund të jetë me interes edhe për publikun e gjerë në lidhje me këtë çështje.
Së treti, FMN ka qenë institucioni që ka mbështetur krijimin e institucionit të transparencës në marsin e vitit 1997, duke eliminuar në këtë mënyrë sistemin gjyqësor nga ky proces, me argumentimin ndoshta se Gjykatat nuk kishin kapacitetet e duhura institucionale për të zbatuar procedurat e ligjit të falimentimit që ishte në fuqi, por që nuk ishte bërë akoma i zbatueshëm.