Në kërkim të votuesve të ‘91
20/03/2005 Partia Demokratikie nuk ka fituar ndonjë zgjedhje në vitin 1991, por votuesit e atij viti janë më të shumtët që ka pasur ndonjëherë opozita për të përballuar me zgjedhje të lira çfarëdolloj kundërshtari politik në Shqipëri. Ata votues ishin mbledhur rreth PD-së për shumë shkaqe, ndërsa vetë PD institucionalisht përfaqësohej nga Sali Berisha në krye, Aleksandër Meksi nënkryetar i parlamentit, Gramoz Pashko, zëvendëskryeministër në qeverinë e Bufit, Genc Ruli, ministër i Financave, Preç Zogaj në Ministrinë e Kulturës në këtë qeveri, dhe një grup parlamentar të padiskutueshëm politik si Besnik Mustafaj, Arben Imami, Abdi Baleta, Azem Hajdari, Arben Demeti, Edmond Trako, Mitro Çela, Petrika Minga, Pjetër Arbnori, Bashkim Kopliku, Eduart Selami etj.
Lëvizjet e këtyre ditëve në planin politik brenda Partisë Demokratike kanë zgjedhur mënyrën më të lehtë dhe më normale të përgatitjes së marrjes së pushtetit nëpërmjet cilësisë, por edhe pragmatizmit. PD i është kthyer teknikës politike, pa hequr dorë prej politikës së drejtpërdrejtë. Ku konsiston kjo teknikë politike? Mbledhja e njerëzve që i kanë rezistuar zhvillimeve politike në Shqipëri dhe të cilët nuk janë shquar si konsekuentë të rrymave të qarta politike në Shqipëri, apo konsekuentë ndaj Berishës vetë. Me këtë rast neutralizohet pa shumë mund një prej akuzave më të shpeshta ndaj qeverisjes së dikurshme të PD-së, autoritarizmi i Berishës.
Mocionistët e vitit 1992, pavarësisht se nuk arritën të artikulojnë ndonjë platformë politike të qartë jashtë PD-së, kanë patur vazhdimisht një akses publik, i cili funksiononte shumë mirë, kur ishte kundër Berishës, për shkak të besueshmërisë dhe nuk ka pasur ndonjë rol kur ka qenë kundër së majtës, për shkak të pafuqisë për të ndryshuar diçka në atë anë. Me këtë rast, Berisha e kualifikon kritikën e tyre nga një forcë që destabilizonte PD-në dhe largonte prej saj votues te një kritikë që rrit konkurrencën brenda PD, afron votuesit me hatër të mbetur dhe disiplinon kritikën e brendshme në favor të përsosjes së partisë, Grupit parlamentar, apo qeverisë së saj, nëse fiton zgjedhjet. Pra, problemet koagolojnë brenda PD-së dhe nuk koagolojnë vetë PD-në, duke qenë jashtë saj.
Vetë të kthyerit në PD kanë mundësinë të rigjenerojnë energjitë dhe t’i kanalizojnë ato në pajtim me qëllimet e tyre, se pse u futën në politikë gjatë ‘90 apo ‘91. Ata kanë një mundësi shumë më të madhe për të qenë faktor me produkt në politikën shqiptare sesa ishin deri tani faktor pa produkt, ose faktor me produkt pa target të qartë. Kthimi i liderëve të ‘90 te partia është mjaft normal, ashtu si edhe ftesa e Berishës për ta është në një moment normal dhe ftesë krejt e arszeshme. Përtej normalitetit që ndriçon lëvizje të tilla, gjithë të tjerat janë më të parëndësishme.
Megjithatë gjithkush mund të pyesë nëse ishte e vonuar një ftesë e tillë, apo i vonuar një kthim te partia. Shumë gjëra në Shqipëri kanë lëvizur avash, dhe shpeshherë individët nuk mund të kapërcejnë shpejtësinë me të cilën lëviz shoqëria, apo ndryshojnë rrethanat. Ai është i vonë, sepse gjërat janë vonuar në të gjitha aspektet dhe është në kohën e duhur, përderisa nuk ishte më nevoja për një vonesë të mëtejshme.