Koja:PS-ja fituese, por nuk tregojmë kush bëri sondazhin

21/03/2005 Organizata anonime ka nxjerrë fituese në zgjedhjet e përgjithshme PS-në
Një organizatë anonime e cila zhvillon sondazhe parazgjedhore në vendin tonë, e ka rradhitur Partinë Socialiste, si fituese në zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti. Deklarata ka dalë nga zëdhënësi politik i PS-së, Gjergji Koja, i cili nuk zbulon indentitetin e organizatës, por siguron se "janë disa sondazheve serioze dhe reale të kryera deri tani në vendin tonë". Kjo deklaratë e fuksionarit të PS-së, bëhet në një moment kur klima politike parazgjedhore në Shqipëri ende nuk është "nxehur". Ndërkohë, që nga ana tjetër anonimati i kësaj organizate vë në dyshim dhe ekzistencën e saj. Gjithësesi, Koja thekson se "sipas sondazhit, PS-ja rezulton fituese në zgjedhjet e përgjithshme të kësaj vere. Duke e renditur forcën e parë politike në vend me 40 deri 45 për qind të votave të elektoratit shqiptar. Ndërkohë që në mazhoritar, po ti referohemi kandidatëve për deputetë të kësaj partie, nxjerrin këtë forcë si forcë e parë politike në kuvendin e Shqipërisë me 65 deri 75 vende në parlamentin që do të konstituohet pas këtyre zgjedhjeve". Sipas Kojës, sondazhi ka nxjerrë Partinë Demokratike, si forcën e dytë në vend. "Sondazhet paraqesin një shpërndarje tepër të çbalancuar të përqindjes së mbetur të votave të elektoratit, pra, duke hequr përqindjen e PS-së dhe aleatëve, bie në sy hapësira jo e vogël që zë në këtë përqindje Lëvizja për Zhvillim Kombëtar" tha Koja.
Anonimati
Zëdhënësi politik i PS-së, interesit të gazetarëve për identitetin e organizatës që është marrë me pyetësorin për rezultatin e zgjedhjet e përgjithshme, i është përgjigjur se"PS-ja nuk bën shaka, për më tepër, nuk mund të gënjejë kur deklaron që në bazë të sondazheve kemi këto të dhëna. Janë disa burime sondazhesh nga të cilat vetëm njëri është i PS-së të tjerat janë të institucioneve të mirë përgatitura për këtë çështje emrat e të cilëve, do ti bëjmë të njohur në kohën e duhur".
Ndërkohë që, Koja, rezultatit të sondazhit i shton dhe argumentin e socialistëve për fitoren e zgjedhjeve. Sipas tij "fitorja me 45 përqind të votave të zgjedhësve shqiptarë, mundësohet nga serioziteti politik dhe platforma elektorale e PS-së si subjekt politik nga njëra anë dhe nga integriteti moral dhe nga grinta politike e kandidatëve për deputetë të kësaj partie në emër të përveçëm". Gjithashtu, në këtë studim mësohet të jetë marrë parasysh dhe lidhjet e PS-së me aleatët tradicionalë të saj.
Data e zgjedhjeve
Edhe pse ende nuk është caktuar data se kur do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme, PS-ja ka deklaruar fitoren. Përcaktimi i kësaj date sipas Kojës, "nuk varet nga PS-ja, sikurse nuk mund të jetë monopol i asnjë partie tjetër, kur shkelet kushtetuta. PS-ja është e hapur për të negociuar me çdo partie tjetër për datën e zgjedhjeve por me kushtin e parë të vetëm, që të mos shkelet kushtetuta. Ne, nuk mund të lejojmë precendetin për të shkelur kushtetutën, i takon presidentit të caktojë datën e zgjedhjeve dhe ai është i detyruar të respektojë kushtetutën", tha Koja.