E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-OSBE: Intensifikoni dialogun për progres të mëtjeshëm drejt integrimit

Ambasadori i OSBE-së dhe ai i Bashkimit Europian në Tiranë inkurajojnë dialogun mes palëve politike për progres të mëtejshëm drejt integrimit europian.

Gjatë Konferencës së Gjashtë të Komisioneve Parlamentare të Integrimit Europian, ambasadori i BE-së, Etore Sekui, u shpreh se dialogu parlamentar është shumë i rëndësishmë në rrugën drejt integrimit. Intensifikoni dialogun me takime të ngjashme dhe bëni progres përpara në rrugëtimin tuaj drejt BE-së, tha Sekui.

Sipas tij, pavarësisht se shumë gjëra janë bërë, ka ende shumë për të bërë. Integrimi bazohet te merita. Janë bërë shumë gjëra, por ka ende për të bërë. Rajoni ka fuqi transformuese dhe shembulli më i mirë për këtë është Kroacia. Plotësimi i 12 prioriteteve mbetet kusht për integrimin, tha Sekui.

Ndërsa ambasadori i OSBE-së, Eugen Uollfarth, e vuri theksin te drejtësia dhe reforma ligjore, të cilat sipas tij mbeten sfidat e qeverisë.

Sistemi gjyqësor dhe besimi në drejtësi është me rëndësi në një vend demokratik. Ka qenë mbresëlënëse që orientimi i qartë i qeverisë dhe i Parlamentit për miratimin e ligjeve sipas standardeve të BE-së. Po ju inkurajojmë të mishëroni vlerat e BE-së për ti përdorur në praktikat e përditshme.

Gjithashtu, Uollfarth ka theksuar rëndësinë e reformës zgjedhore, e cila përbën një nga çështjet më të rëndësishme të pazgjidhura ende.

“Reforma zgjedhore është një çështje për të cilën ju jeni të njohur. Një reformë zgjedhore përbën një pikat nga më të rëndësishme për ta çuar më tej zhvillimin demokratik. Reforma kërkon një kuptimshmëri në nivelin politik, dëshirë politike. Besimi ndërmjet aktorëve kryesorë është me rëndësi në mënyrë që kjo reformë të finalizohet në kohën e duhur, tha Uollfarth.

Topalli: Integrimi, objektivi që bashkon gjithë shqiptarët  

Në Konferencën e Gjashtë të Komisioneve Parlamentare të Integrimit, kryeparlamentarja Topalli u shpreh se integrimi mbetet objektivi që bashkon të gjithë shqiptarët, ndaj asnjë forcë politike nuk mund ti ikë kësaj përgjegjësie.

Uroj që Shqipëria të mund ta marrë statusin e vendit kandidat. Nuk ka qënë një rrugë e thjeshtë, ka pasur pengesa, por asnjë forcë politike nuk mund ti ikë këtij objektivi kombëtar që bashkon të gjithë shqiptarët, deklaroi Topalli.

Ndërsa ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui, u shpreh se pavarësisht se shumë gjëra janë bërë, ka ende shumë për të bërë.

Integrimi bazohet te merita. Janë bërë shumë gjëra, por ka ende për të bërë. Rajoni ka fuqi transformuese dhe shembulli më i mirë për këtë është Kroacia. Plotësimi i 12 prioriteteve mbetet kusht për integrimin, tha Sekui.   / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›