Bashkia e Kavajës, ultimatum Berishës: Ktheni zyrat e QKR brenda qytetit para 15 marsit
Bashkia e Kavajës i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Berisha, përmes të cilës kërkohet rikthimin brenda qytetit të zyrave lokale të QKR-së, të cilat janë zhvendosur në periferi.
Në letrën e tij, kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, shprehet se vendimi për zhvendosjen e zyrave lokale të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të bizneseve është në kundërshtim me interest e qytetarëve dhe sipërmarrësve kavajas.
Bashkia e Kavajës kërkon rikthimin e zyrave në një ambient brenda qytetit para datës 15 mars. Në të kundërt, qytetarët dhe sipërmarrësit kavajas do të reagojnë ndryshe, thuhet në letër. / G.N.