Pas Bashës e Spahiut, edhe Edi Rama viziton SHBA-në. Po Berisha?
Pas një takimi që pati me Edi Ramën para ca kohësh, ambasadori amerikan Arvizu deklaroi se kishte diskutuar me të në parim për një vizitë zyrtare të kryesocialistit në SHBA. Dje Qendra Aleksander Hamilton e Universitetit të Nju Jorkut njoftonte se Edi Rama do të japë një kumtesë të premten (16 mars) në Nju Jork mbi propozimet që përfshihen në programin e ri të PS-së. Në mënyrë të ngjashme, Lulzim Basha dha një kumtesë në një universitet në Ushington dhe më pas pati takime në Departamentin e Shtetit dhe Kongres. Vizitën e tij e pasoi ajo e Kreshnik Spahiut në Deartamentin e Shtetit dhe në Kongres. Edhe itenerari i Ramës, me gjasa të mëdha, do të jetë i ngjashëm. Po Berisha do ta ketë shansin të pritet në Departamentin e Shtetit?
*respublica.al
http://respublica.al/artikuj/2012/3/9/pas-bashes-e-spahiut-edhe-edi-rama-viziton-shba-ne-po-berisha
