E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: Pa dialog nuk ka integrim

Dy ambasadorët kryesorë të Europës, Montbobio dhe Lohan përcjellin mesazhin politik
Bashkimi Europian ka lëshuar sinjalin e fortë politik për nisjen sa më parë të dialogut politik si “kusht themelor për integrimin e vendit tonë në BE”. Ndërkaq, dyshja diplomatike e Europës politike në Tiranë i ka njohur Presidentit të Republikës një rol thelbësor në mbajtjen e ekuilibrit politik dhe instucional. Ambasadori i Spanjës në Tiranë, Manuel Montobjo, vendi tqë cilit ka Presidencën e radhës së BE-së dhe Kreu i Delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri, Helmut Lohan, kanë zhvilluar dje takime me kreun e shtetit shqiptar, Bamir Topi, si dhe me kryeparlamentaren Jozefina Topalli, e cila mban postin e dytë drejtues të Republikës. Refreni i diplomatëve të Bashkimit Europian gjatë takimeve të djeshme ka qenë që Shqipëria duhet të nisë menjëhrë dy prioritetet që janë thelbësore për integrimi8n: normalizimin e jetës politike, që si bazë ka dialogun mazhorancë-opozita dhe mbyljen e reformës në drejtësi, e cila është e ndërlidhur nga e para, pasi për tu miratuar ligjet e paketës së drejtësisë kërkojnë 84 vota, pra votimin pro edhe nga ana e deputetëve të opozitës, të cilët kanë bojkotuar Kuvendin.
Me Topin
Ambasadori i Mbretërisë Spanjës në Tiranë, Manuel Montobjo dhe ambasadori Helmut Lohan, kanë zhvilluar dje në mesditë një takim mbi 60 minutësh me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, takim që është zhvilluar pa prezencën e medias. Në njoftimin zyrtar të Presidencës, theksohet se ambasadorët i prezantuan Kryetarit të Shtetit shqiptar programin politik dhe diplomatik të presidencës spanjolle dhe përparësitë e saj gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Besedimet në Presidencë janë përqëndruar në një kohë të konsiderueshme tek situata politike, ku sipas burimeve zyrtare të Presidencës është theksuar domosdoshmëria e dialogut dhe bashkëpunimit politik e institucional për vazhdimin e reformave jetike për vendin tonë, ku në mënyrë të veçantë u theksua rëndësia e reformës në drejtësi. Ndërjaq burime diplomatike bëjnë të ditur, se dy diplomatët kryesorë të Brukselit zyrtar kanë bërë të ditur se “dialogu politik mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste është kusht kryesor për integrimin e Shqipërisë në BE”. Ambasadorët i kanë njohur një rol të rëndësishëm kreut të shtetit shqiptar për ndërmarrjen e një procesi të rëndësishëm pajtimi dhe normalizimi.
Me Topallin
Dy diplomatët që përbëjnë kreun e BE-së në Shqipëri, gjatë takimit me Kreun e Parlamentit Jozefina Topalli, mësohet se janë interesuar për rrugët e nisjes së një dialogu nga institucioni i Kuvendit. Burime diplomatike bëjnë të ditur për “Shqip”, se është folur edhe për mënyrat e ngritjes së një komisioni për hetimin e zgjedhjeve të 28 qeshorit, që është një nga kushtet e opozitës për Kthimin në Kuvend. Topalli ka bëtë të ditur se Parlamenti është i hapur që në bazë të Kushtetutës të veprojë për krijimin e një klime bashkëpunimi politik dhe institucional. Por kreu i Kuvendit, ka qenë e prerë për nismën e saj në lidhje me çështjen e zëvendësimit të deputetëve të opozitës, në rast se parlamentarët socialistë nuk hyjnë në sallën e Kuvendit në javën e parë të muajit mars. Takimi është zhvilluar pa praninë e mediave, por siç theksohet në njoftimin e zyrës së shtypit të Kuvendit, Ambasadori i Spanjës ka deklaruar në takim se “Parlamenti është vendi për opozitën. Bojkoti nuk është i mirë për vendin dhe për demokracinë”. Nga ana e saj, Kryetarja e Kuvendit tha se “Kushtetuta është e qartë dhe ajo do të zbatohet.”

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›