Topi, sot mesazh para diplomatëve
Pritja
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, pritet që sot pasdite të shpërndajë mesazhin kryesor të vitit 2010 përsa i përket përformancës që shteti shqiptar do dhe duhet të ndërmarrë në lidhje me zhvillimet ndërkombëtare. Kreu i shtetit shqiptar, do të zhvillojë sot pasdite pritjen tradicionale për vitin e ri me trupin diplomatik të akredituar në Tiranë, pritje që është një rast konsistent i përcjelljes së qëndrimit politik të Presidentit. Takimi do të mbahet në Pallatin e Brigadave në të cilin pritet të marrin pjesë përveç trupit diplomatik të akredituar në Tiranë. Siç mësohet, Kreu i shtetit do të lëshojë edhe një mesazh të rëndësishëm për politikën, duke e lidhur pazgjidhshmërisht me integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe qenies së anëtar me të drejta të plota i NATO-s.
Duke qenë me këtë status, Shqipëia duhet të zbatojë standardet demokratike dhe institucionale që janë një rregull jetik për të gjithë vendt demokratike të perëndimit. Presidenti Topi, prej disa kohësh ka përsëritur qëndrimin e tij për një dialog politik dhe ka iniciuar nisjen(nëse do të pranohet nga forcat politike) të një tryeze të ërbashkët për zgjidhjen e krizës. Kohët e fundit në ambientet diplomatike në Tiranë po qarkullon një variant optimist që flet për një tryezë të afërt, ku do të marrë pjesë Berisha dhe Rama, me mikpritjen e Presidentit të Republikës, Banir Topi. Por ky është vetëm njëri nga skenarët e një krizë që ndërkombëtarët e kanë bërë tqë qartë se mund të zgjidhet vetëm nga shqiptarët.
#