BE, Patozi: Rikonfirmoi standardet e zgjedhjeve
Kryetari i grupit parlamentar demokrat përshëndeti vendimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian, që pranoi me unanimitet kërkesën e Shqipërisë për statusin e kandidatit. “Vendimi i djeshëm është një vlerësim dhe një ricertifikim i qartë i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të 28 qershorit, të cilat sigurisht që kanë përmbushur ato standarde që e bëjnë Shqipërinë një vend të denjë për t’u ftuar të bëhet anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian”, tha Patozi. Kreu i grupit të PD-së duke e konsideruar atë si një lajm të jashtëzakonshëm për çdo qytetar të këtij vendi, kërkoi që: “Këtë gëzim ta ndanin edhe me opozitën, të cilës i duhet njohur merita e vet për bashkëpunimin në reformat e mëdha”.