Sistem i ri për raportimin e mbikëqyrjes
Raportimi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tashmë do të kryhet përmes në sistemi të ri. AMF ka prezantuar dje sistemin e ri të raportimit elektronik të mbikëqyrjes, AMF In-Reg, një platformë raportimi me bazë Web-i. Sistemi AMF In-Reg po ndërtohet nga AMF mbështetur nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe financuar nga Fondi i Ballkanit Perëndimor. Gjatë fjalës së saj kryetarja e AMF-së, Elisabeta Gjoni, prezantoi rëndësinë dhe avantazhet e sistemit të ri të raportimit AMF In-Reg. Ky sistem do të përdoret për grumbullimin e të dhënave dhe më tej përpunimin e tyre, me synim gjenerimin e raporteve dhe evidentimin në kohë të problemeve. Zbatimi i platformës elektronike të raportimit dhe analizës, synon monitorimin nga afër të gjendjes financiare dhe aftësisë paguese të operatorëve në treg.