Bode korrigjon buxhetin e 2009, ul 100 milionë USD GDP
Buxheti shtesë i miratuar nga kuvendi, është ndryshuar habitshëm nga Ministria e Financave. Tabelat e publikuara zyrtarisht, nga financat, tregojnë shifra të ndryshme. Kështu tabelat zyrtare të buxhetit të rishikuar për vitin 2009, ndryshojnë me tabelat që pasqyrojnë të dhënat e vitit 2009, në projektbuxhetin e ri. Shifra e parë alarmante, që bie në sy është rishikimi i GDP. Në buxhetin e rishikuar të vitit 2009, që mori “OK” edhe nga Kuvendi, GDP e shqipërisë për vitin 2009 ishte 1,176,349 mijë lekë. Në tabelën e buxhetit të vitit 2010, në kolonën ku flitet për GDP e vitit 2009, shifra është bërë 1,166,630 mijë lekë. Pra për më pak se një muaj, ministria e financave e ka ulur GDP me rreth 9,719 miliardë lekë, ose rreth 100 milionë dollarë. Por ky nuk është i vetmi ndryshim. Pasi kjo mund të justifikohet me rënien ekonomike të këtyre muajve. Ministria e financave, ka korigjuar në tabelat e reja të projekbuxhetit, edhe shifra të tjera të buxhetit të vitit 2009. Shpenzimet kapitale nga rreth 100.5 miliardë lekë, janë tkurrur në 98.1 miliardë lekë, me një ulj prej 2.3 miliardë lekë vetëm një muaj. Të ardhurat tatimore janë ulur me rreth 1 miliardë lekë, ose rreth 11 milionë dollarë. Ndërkohë që shpenzimet korente janë rritur me rreth 110 milionë dollarë. Ndryshime të habitëshme këto të financave, po të kihet parasysh se vetëm jnë muaj më parë, ishin po financat që propozuar ndryshet në buxhetin e vitit 2009 dhe janë sërisht ato që japin shifra të ndryshem. Në fakt ka një arsye të fortë pse bëhet ky ndryshim. Ulja e GDP në vitin 2009, do të thotë më shumë të ardhura në krahasim me prodhimit. Në fakt rritja është evidente. Kështu në buxhetin e ndryshuar të vitit 2009, të ardhurat në total arrijnë në 27.72 për qind e GDP. Korigjimi në ulje i GDP në projekbuxhetin e vitit 2010, bëjnë që këto të ardhura të rriten në 28 për qind të GDP. Një ndryshim i fortë ky, pozitiv në raportet e institucioneve ndërkombëtare. Nga ana tjetër, korigjimi në ulje i GDP për vitin 2009, bën që rritja e re e vitit 2010 të jetë më re lartë. Dhe në fillim të këtij viti të ri, sigurisht që qeverisë do i duhen raporte për rritje të lartë ekonomike.
Buxheti
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar dje në parim projekt buxhetin e vitit 2010. Anëtarët kanë kërkuar nga Ministria e Financave që projekt buxhtit t’i shtohet edhe një listë me detaje të investimeve reale që do të gjejnë zbatim gjatë vitit pasardhës. Sipas Shefedin Shehut është mirë që kjo të bëhet për të qenë më transparentë për kostot dhe “produktet”. Në analizën e përgjithshme, anëtarët e komisionit e kanë vlerësuar projekt buxhetin si ambicioz dhe pozitiv. Selami Xhepa theksoi se buxheti i vitit 2010 është një buxhet i risqeve të shumta sepse ka një relacion të ngushtë mes deficitit dhe huamarrjes.