E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetuesja zbardh vendimin për “Hakmarrjen për drejtësi”

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për “Hakmarrjen për drejtësi”. Në vendimin e publikuar në faqen zyrtare të kësaj gjykate thuhet se çështja e organizatës “Hakmarrja për drejtësi” do të rigjykohet sërisht në Gjykatën e Lartë duke rrëzuar të tre vendimet, atë të gjykatës së shkallës së parë, të krimeve të rënda të apelit dhe të kolegjit të gjykatësë supreme, pasi ka pasur shkelje procedurale.

Në vendim thuhet se konstatotohet cënimi i të drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, si rrjedhojë e mosgjykimit brenda një afati të arsyeshëm dhe dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
 

Dhjetë të akuzuarit si anëtarë të organizatës "Hakmarrje për Drejtësi", zanafilla e së cilës u shënua në 12 tetor 1996, janë cilësuar fajtorë për dhjetëra krime të rënda.
 

Krerët e organizatës janë Altin Arapi dhe Orik Shyti, të dënuar me burgim të përjetshëm. Madje për këtë vendim kanë reaguar në një letër dërguar medias edhe dy vëllezërit Shyti, Leart dhe Orik Shyti të cilët e kanë cilësuar si të drejtë vendimin e gjykatës kushtetuese dhe se ata nuk i përkasin asaj që cilësohet si organizata “Hakmarrja për drejtësi”.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›