E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finalizohet operacioni “Armeni”, kapen 21 kg drogë

Policia e Vlorës në sajë të operacionit të koduar “Armeni” ka bërë të mundur sekuestrimin e 21 kg drogë si dhe arrestimin e dy poseduesve të saj. Efektivët e antidrogës gjatë kontrollit në dy banesa në fshatin Armen dhe prangosjen e 29-vjeçarit Vullnet Nuredinaj, në banesën e të cilit u kapën 17.1 kg Canabis Sattiva e vendosur në tri çanta të ndryshme, si dhe një peshore elektronike, e cila shërbente për peshimin e lëndës narkotike.
Po kështu gjatë operacionit në banesën e tjetër, asaj të 47-vjeçarit Vezir Nuredinaj, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 4 kg lëndësh narkotike Canabis Sattiva, e vendosur në dy qese plastmasi.
Policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy personave ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për hetime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›