Nexhmije Hoxha: Komunistët të bashkohen, nuk ka rëndësi emri i partisë
TIRANE- Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e Enver Hoxhës, tashmë në moshën 90 vjeçare e kalon kohën mes kujtimeve, librave e vizitave të shumta si nga miqtë e vjetër edhe nga ato të rinj. Mbahet ende shumë mirë. Ka logjikë të saktë, artikulon rrjedhshëm, madje moshën ia fsheh mrekullisht pamja e saj. Në ditën e 70 vjetorit të krijimit të Partisë Komuniste, gruaja që kishte detyra të rëndësishme në kohën e luftës dhe post-luftës, për mobilizimin dhe organizimin e rinisë dhe gruas shqiptare rrëfen për “Gazetën Shqiptare” situatat e atëhershme, krizat ekonomike që pësoi vendi dhe arsyet madje bën thirrje edhe për ribashkim të komunistëve.
Çfarë përfaqëson për ju përkujtimi i 70 vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare?
Bashkimi i komunistëve në një parti të vetme ka qenë ëndrra e aspirata e të rinjve revolucionarë, por jo vetëm e tyre. Themelimi i PKSH, qe një ngjarje me rëndësi historike kombëtare. Ajo lëshoi thirrjen për bashkimin e popullit shqiptar në një front të vetëm, pa dallim ideje, krahine, feje për çlirimin e atdheut. Ajo organizoi e drejtoi luftën e armatosur kundër pushtuesve nazifashistë të vendit tonë, duke u radhitur përkrah aleancës së madhe antifashiste anglo-sovjetike-amerikane.
Çfarë veçoni si arritjen më të madhe në rrugën gati gjysmë shekullore të partisë suaj moniste?
Padyshim lufta Nacional Çlirimtare, është diamanti më i ndritshëm në gjerdanin e fitoreve të Partisë Komuniste. Mund të më tërheqë ana subjektive, por fitorja tjetër që veçoj është emancipimi i gruas shqiptare. Pa këtë, nuk mund të realizohej as revolucioni i thellë dhe i gjithanshëm që ndodhi në shoqërinë shqiptare. Në 100 vjet të Shqipërisë së pavarur që do ta festojmë në nëntorin e vitit që vjen, 45 vjet i përkasin periudhës së regjimit socialist. Shoqëria shqiptare në masë, jo vetëm në qytete por edhe në fshatra e deri në malësitë më të thella, hap pas hapi u shkëput nga traditat e mënyrat e jetesës orientale, të lëna trashëgim nga pushtimi 5 shekullor i perandorisë osmane duke marrë pamjen e jetës së qytetëruar të popujve e shteteve të Evropës e perëndimit në përgjithësi. Është e njohur si e gjetëm Shqipërinë që na la mbreti Zog: - Një popullsi me 90 për qind analfabetë – Një popullsi të drobitur nga varfëria e skajshme dhe sëmundjet epidemike - Shumica e familjeve me ndriçim kandili ose fare me pishë – Pa asnjë kilometër rrugë hekurudhore – Pa universitet e akademi shkencore - Pa institucione kulturore e artistike. Nuk shkoi gjatë kur gjithë Shqipëria u kthye në një kantier gjigand pune, ku shqiptarët qoftë qytetarë, fshatarë a malësorë, treguan një vitalitet të paparë që, vetëm humbja e shpresës në një të ardhme të mirë për ta, ua kish ndryshuar brenda vetes. Që në dekadat e para, u krijuan kushtet e domosdoshme për një jetë më të mirë, të shëndetshme, si nga ana fizike materiale edhe nga ajo sociale shpirtërore. Si burri dhe gruaja (por edhe fëmijët e tyre me mbarimin e shkollave përkatëse) kishin të siguruara punët dhe të ardhurat, të mjaftueshme për një jetë modeste e normale për kohën.
Unë se kam jetuar atë kohë por shumë vetë dëshmojnë se mungonin edhe gjëra elementare?
Është e vërtetë se kemi pasur periudha të vështira ekonomike të shkaktuara si për arsye politike në kthesat e mëdha të marrëdhënieve me ish-miqtë (si në vitet ‘48-‘60-‘78) si edhe më vonë, për gabimet tona ose shkaqe natyrore. Por është fakt i padiskutueshëm që gjatë regjimit socialist popullsia u rrit tre fish, mosha mesatare e saj ishte 26 vjeçare dhe jetëgjatësia arriti mbi 70 vjeç. Shifrat janë kokëforte. Ato flasin për një politikë sociale ekonomike reale që i siguronte çdo familjeje e qytetari një nivel mirëqenie materiale afërsisht të barabartë. Jeta e çdo qytetari, ishte e qetë, e sigurtë. Nuk është rasti të ndalem sa të sigurt ishin njerëzit në rrugë e udhëtime, sa të sigurta ishin të rejat e gratë punëtore që ktheheshin në shtëpi edhe pas turnit të mesnatës e nuk i ngacmonte njeri, sa të sigurta ishin nënat që punonin për fëmijët e tyre që shkonin e ktheheshin vetë në shkollë. Por nuk mund të mohoj që edhe në ditët e sotme të demokracisë janë krijuar hapësira të reja për rininë, kushte lehtësuese për nënat që punojnë. Kështu është vënia në dispozicion të autobusëve që mbledhin fëmijët duke i marrë nga shtëpitë e tyre duke i çuar në shkollë e po ashtu i kthejnë, që fëmijëve u sigurohet ngrënia e drekës në shkollë e po aty bëjnë detyrat për të nesërmen. Por këto kushte janë të mundshme vetëm për disa, për ata që kanë një nivel të mirë të ardhurash. Ne, mund të mburremi që arritëm jo vetëm të zhduket analfabetizmi në masë, që edhe vajzat që punonin në ara e ato që mbushën kombinatet e ndërmarrjet kishin kryer arsimin 8-vjeçar të detyrueshëm për të gjithë, si edhe në vitet ’80-’90 ishin krijuar kushtet që 70 për qind e të rinjve e të rejave mund të ndiqnin sipas dëshirës arsimin e mesëm. Mund të duke e çuditshme por në vitet ’75-’80 vajzat, përbënin diçka mbi 50 për qind të kontingjentit të studentëve që sinqerisht buronte nga meraku i prindërve për ti siguruar vajzës një të ardhme sa më të mirë e të sigurt ndërsa siç thuhej djali çan më kollaj në jetë. Kjo flet edhe për shpirtin e flaktë arsimdashës të popullit shqiptar, që kurrë si është shuar. Përkundrazi edhe në këto vitet e fundit kur janë krijuar mundësi të reja, shohim si ka shpërthyer me vrull dëshira për tu ngjitur sa më lart në majat e diturisë duke marrë edhe rrugë të largëta jashtë shtetit për të ndjekur universitete qindra vjeçarë e me famë ku të rejat e të rinjtë tanë siç dëgjojmë, nderojnë veten, shqiptarët dhe Shqipërinë. Mund të them se ndjek me kënaqësi të veçantë që në këtë mes shkëlqejnë edhe vajzat e gratë e reja, si ju e shumë të tjera, që me shumë pjekuri politike, kulturë e profesionalizëm të lartë, keni “zaptuar” shumë organe të shtypit dhe ekraneve televizive. Janë të admirueshme ekonomistet shqiptare, si të vjetrat e të rejat, që nuk mbeten pas kolegëve të tyre. Po kështu afirmojnë shkëlqyeshëm kapacitetet e tyre në profesione të ndryshme si mjeke, juriste, si drejtuese në fushën e biznesit dhe drejtimin e institucioneve shtetërore a civile si dhe në ato shkencore kulturore e artistike. Është një kënaqësi e krenari kombëtare, kur shohim që këngëtare e balerina të shkëlqyera shqiptare duartrokiten gjatë në skenat operistike me famë, të kryeqyteteve të mëdha të Evropës si dhe në kontinente të tjera. Por nga ana tjetër e medaljes është trishtues fakti që shumë gra me arsim të lartë që ishin të punësuara në administratën shtetërore a në institucione ekonomike, shoqërore, arsimore, shkencore a kulturore- artistike, me një përvojë shumë vjeçare u hodhën në rrugë dhe janë kthyer pa dashur në shtëpiake. Por më shumë se trishtuese është tronditëse kur dëgjojnë se vajza me arsim të kufizuar, të mbetura pa punë, jashtë dyerve të mbyllura të fabrikave dhe pas shkrehjes së punës në bujqësi, kanë marrë rrugë të shëmtuara, të panjohura në të kaluarën e jetës shqiptare, duke rënë në kurthet e trafikantëve kriminelë të trupit e nderit të motrave të tyre, të tokës e gjuhës së përbashkët. Nuk janë ligje të shkruara në letër por është zbatim i tyre, është Puna që i siguron gruas barazinë gjinore, lirinë e pavarësinë, që i garanton një jetë dinjitoze.
Si e shpjegoni që me gjithë realizimet e arritura që bëtë fjalë, Partia Komuniste, vazhduesja e saj Partia e Punës u braktis nga anëtarët e saj duke mbetur parti pa peshë në jetën e vendit?
Kjo është një temë shumë e vështirë dhe e komplikuar për tu trajtuar aq më shumë nga unë që u ndodha në qendër të ciklonit antikomunist që u përplas kundër Partisë së Punës, kundër sistemit socialist e sidomos kundër udhëheqësit të shquar të vendit tonë, gjatë një gjysmë shekulli, Enver Hoxhës. Nga furia e egërsisë së urrejtjes, të forcave të errëta humbëse e hakmarrëse të shtresave të caktuara të shoqërisë sonë, u shkrinë, u bënë copë e cikë e u rrafshuan për tokë kombinate e uzina të hekurta e prej çeliku, jo më një parti me njerëz prej mishi e gjaku. Kundër komunistëve e veteranëve të luftës, u përdorën kërcënimet, persekutimet, burgimet deri në përdhunimin e varrezave e lapidarëve të dëshmorëve si dhe një lumë emisionesh televizive e botime me përçudnime, sa të neveritshme aq qesharake. Gjithë kjo fushatë e shfrenuar tregon se në pushtet erdhën forca me lidhje të dyshimta që, hap pas hapi, mënjanuan dhe ato personazhe e të rinj idealistë që aspironin ta bënin Shqipërinë si gjithë Evropa. Krizat e papara në shkallë botërore si dhe zhvillimet revolucionare e protestat që po ndodhin njëherazi si në vende ku të shtypurit po ngrenë krye për herë të parë dhe në vendet më të fuqishme e të përparuara të Evropës dhe deri në ShBA, shtrojnë me forcë nevojën e bashkimit të të gjithë komunistëve në një parti të vetme, Komuniste e të Punës (s’ka rëndësi emri), ashtu siç bënë komunistët në 8 nëntor të 1941 për ti shërbyer atdheut si në ato vite, për ta mbrojtur nga rreziqet të një natyre tjetër, që sidoqoftë janë kërcënuese si krizat ekonomiko-financiare dhe qeverisja antidemokratike e antikombëtare e politikanëve të papërgjegjshëm. Përballë mbledhjeve të ethshme të kryetarëve të shteteve më të fuqishme të botës “G8” dhe “G20” mobilizimi total i bankierëve, i firmave e fondeve zotëruese të kapitaleve botërore për të evituar falimentimin e tyre e për të ulur valën e “cunameve” popullorë, duhet kundërvënë solidariteti internacionalist në mes popujve të shtypur e të shfrytëzuar në shekuj, me punëtorët, me të papunët, me të patokët, me lëvizjen e fuqishme të “të zemëruarve” që po përhapet në shumë vende të botës. Më lejoni në fund e dashur Rrezarta, që me rastin e këtij përvjetori të shënuar, të përshëndes gjithë veteranët komunistë e të rinj, të përshëndes e tu uroj pleqëri të mbarë gjithë veteranëve të luftës, gjithë veteranët e Punës, ndërtuesve socialistë.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)