E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulet kostoja e banesave

Këshilli i Ministrave ka bërë disa ndryshime dje në vendimin për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave për vitin 2008. Sipas këtij vendimi, qeveria ka ulur koston e banesave për vitin 2008. Dy muaj më parë, Këshilli i Ministrave ka nxjerrë vendimin që kostoja e banesës për Bashkinë e Burrelit të ishte 35 mijë lekë/ m2 dhe me vendimin e djeshëm kjo kosto shkon në 33 mijë lekë për m2. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës "dh" të nenit 34/1, të ligjit nr.9232, datë 13.05.2004, "Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave udhëzon që "Kostoja mesatare e ndërtimit, për vitin 2008", në kolonën "Çmimi për njësi sipërfaqeje shfrytëzimi", në renditjen 18, "Bashkia Burrel", shifra 35539 lekë/m2 të bëhet 33 mijë lekë/m2. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Enti Kombëtar i Banesave për zbatimin e këtij udhëzimi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›