E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet afati i prokurimeve publike

Frika nga abuzimet me prokurimet publike ka detyruar Kryeministrin Berisha të marrë vendimin për të shtyrë afatet për kryerjen e prokurimeve publike. Abuzimet me prokurimet publike kanë zënë një vend të veçantë në raportin e fundit të KLSH-së, ku për 37 muaj qeveria "Berisha" ka abuzuar plot 2.7 miliardë lekë.

Rrugët

Qeveria ka shtyrë edhe afatet e botimit të njoftimit të kontratës

së lidhur për procedurat e prokurimit të kryera nga Drejtoria e Rrugëve. Këshilli i Ministrave vendosi dje që të lejojë Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve të përfundojë procedurat e prokurimit me mjete elektronike, deri më 31.12.2008, për fondet buxhetore për investime, përfshirë edhe lidhjen e kontratave, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit; Ministria e Financave; Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

Ministria e Brendshme

Dje, në mbledhjen e qeverisë, është marrë vendimi për të shtyrë afatin e botimit të njoftimit për fituesin në procedurat e prokurimit të kryera nga Ministria e Brendshme, institucionet në varësi dhe njësitë e qeverisjes vendore si autoritete kontraktore. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75 të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, "Për prokurimin publik", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi lejimin e Ministrisë së Brendshme, të institucioneve në varësi të saj dhe të njësive të qeverisjes vendore të përfundojnë procedurat e prokurimit për mallra, shërbime dhe ndërtime, me fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit, për vitin 2008, brenda datës 30 nëntor 2008. Brenda këtij afati do të përfshihen lidhja e kontratave përkatëse dhe publikimi i njoftimit të kontratës së nënshkruar në Buletinin e Njoftimeve Publike. Procedurat e prokurimit për mallra, për vitin 2008, për Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit, që i bashkëlidhet këtij vendimi, do të përfundojnë brenda datës 31 dhjetor 2008. Ngarkohen Ministria e Brendshme, institucionet në varësi të saj, njësitë e qeverisjes vendore dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›