Qëllohet me armë teksa ecte në rrugë, plagoset
KRUJE-Një person është plagosur me armë teksa ecte në rrugë në Thumanë të Krujës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin e vjetër që lidh Thumanën me Mamurrasin, kur Petrit Bafti është qëlluar krejt papritur nga një makinë në ecje e sipër. Policia dyshon se ngjarja mund të kishte qënë një ekzekutim me armë.
Dëshmitarë të shumtë në vendngjarje thanë se kishin parë mjetin teksa i është afruar 40-vjecarit, ndërsa janë dëgjuar të shtënat e armës nga të cilat ka mbetur i plagosur shtetasi, Petrit Bafti.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat vazhdojnë hetimet për identifikimin e autorëve, nderkohe që bëhet e ditur se i plagosuri njihej si person problematic në zonë. Në bazë të deshmive të para dyshohet se në makinë kanë qënë 3 persona të panjohur por nuk dihet se kush mund të ketë qëlluar në drejtim të 40-vjecari i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore.
(d.b/BalkanWeb)