Raporti i KE, Rama:Hapja e kutive zhbllokon dialogun
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e konsideron realist dhe racional progres raportin për Shqipërinë të publikuar dje në Bruksel.
Rama tha se raporti është “skaneri më i mirë për këdo që vërtet dëshiron të lexojë diagnozën e vendit tonë dhe qartazi krizën e rëndë të vendit.”
Në një prononcim për median para selisë rozë, lideri i partisë më të madhe në opozitë, ritheksoi kërkesën për hapjen e kutive dhe hetim të pavarur të zgjedhjeve të 28 qershorit, si kusht i panegociueshëm, dhe i vetmi që mund të zhbllokojë dialogun.
“Ndajmë të njëjtin qëndrim se në thelb zgjedhjet nuk përmbushën standardet normale të një vendi anëtar të NATO e aspirant për BE. Vetëm hetimi parlamentar i pavarur nga qeveria i këtyre zgjedhjeve pa standarde, duke filluar nga hapja e kutive, është kushti i panegociueshëm që do të mund të zhbllokojë dialogun dhe të hapë rrugë për ndërrmarrjen e reformave"- theksoi Rama.
Në emër të socialistëve, të cilët ende nuk kanë hyrë në parlament Rama tha se bashkohej me qëndrimin e BE-së sa i përket uzurpimit të institucioneve të pavarura, keqadministrimin e Kuvendit, dhunimin e mediave dhe shkatërrimin e kapaciteteve të administratës.
“Për Europën ku duam të integrohemi është e pamendueshme praktika e dhunueshmërisë së medias”- theksoi Rama duke akuzuar kryeministrin Berisha dhe qeverinë e tij se jo vetëm nuk mund të nxjerrë Shqipërinë nga spiralja e korrupsionit por dhe nuk po mbron interesat e shqiptarëve.
“Ringrejmë zërin se familja në pushtet jo vetmë që e ka të pamunurdur të nxjerrë Shqipërinë nga spiralja e korrupsionit, të luftojë krimin. Ajo është vetë pengesa kryesore për mbrojtjen e interesave shqiptare.
Rama: Te hapen dosjet per Mediun e Bashen
Lideri i opozitës rikërkon dorëzimin para drejtësisë të ministrit të Mjedisit Fatmir Mediu dhe të ministrit të Brendshëm Lulzim Basha. Rama kërkon rihapje të dosjes ndaj dy zyrtarëve. Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes u akuzua për tragjedinë e Gërdecit, ku gjetën vdekjen e 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë. Lulzim Basha u akuzua për abuzime me fondet e rrugës Durrës- Kukës. Të dyja dosjet aktualisht janë të mbyllura.
“Rikërkojmë dorëzimin para drejtësisë së Mediut e Bashës, qoftë për krimin shtetëror dhe për krimin e rrugës Durrës-Kukës. Organet e drejtësisë duhet të ndërrmarin të gjitha masat për ti rivendosur para drejtësisë këta dy persona.Mos gjykimi deri në fund i tyre përbën një ndër pikat më të errëta
të këtij raporti"- theksoi Rama në prononcimin e tij për shtyp.
Progres raporti për Shqipërinë u prezantua dje në Bruksel, nga Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian Oli Rehn, ndërsa autoriteteve zyrtare shqiptare iu dorëzua nga ambasadori Lohan.
Raporti kritikonte Shqipërinë për vonesat e reformave , ndërsa shtonte se politika po mban peng gjyqësorin. Në raport thuhet se zgjedhjet nuk përmbushën standardet si dhe korrupsioni e krimi vazhdojnë të jenë shqetësime serioze.
(s.g/BalkanWeb)