E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish Presidenti Moisiu paditet për shpifje

TIRANE-Nazmi Bilani, ish-deputet i partisë socialiste ka kërkuar sekuestrimin e pasurisë së ish-presidentit Alfred Moisiu të cilin e akuzon për shpifje të kryer boteërisht. Emri i Bilanit, ishte renditur në listën e zezë të 21 kandidatëve te papërshtatshëm për të qënë pjesë e garës elektorale të 28 qershorit. Vetë Bilani, deklaroi sot se ka qënë dy herë deputet në kuvend dhe figura e tij është e pastër. Alfred Moisiu është kallëzuar nga katër kandidatë për deputetë, dy prej të cilëve kanë tashmë një karrige në Kuvend. Sot ishte seanca e parë e përballjes së Moisiut me drejtesinë. Në zgjedhjet e fundit Bilani ishte në listën e PSV91, ndërsa nuk arriti të fitonte.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›