Simpoziumi, 90-vjetori i Tiranës kryeqytet
TIRANE- Në kuadër të 90-vjetorit të shpalljes së Tiranës kreqyteti i Shqipërisë është zhvilluar një aktivitet në formën e simpoziumit me temë “Kryeqendra e Shqiptarëve dhe sfidat e mijëvjecarit”. Në këtë simpozium merrnin pjesë kryetari i shoqatës “Tirana” Arben Tafaj, prefekti i Tiranës Keltis Kruja si dhe drejtues dhe ish-drejtues të institucioneve të qeverisjes vendore por dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Shqetësimi për indiferencën e bashkisë mbi promovimin e vlerave të Tiranës ishte një pjesë e fjalës së dhënë nga prefekti Kruja. Retrospektiva e kryqytetit që prej shpalljes si i tillë më, 11 shkurt 1920 por dhe promovimi i vlerave ishin në qendër të simpoziumit kur në të njëjtën kohë nga prefekti i Tiranës Kruja u kërkua dhe kthimi në vëmendje i ritmeve të larta me të cilat është zhvilluar dhe ka ndikuar në të gjitha fushat Tirana, kryefjala e metropolit.(m.a/News24/BalkanWeb)