PE, Schultz: Hetimi i zgjedhjeve të përfshijë hapjen e kutive
STRASBURG- Zyrtarë të lartë në Parlamentin Europian mbështesin kërkesën e opozitës shqiptare për hapjen e kutive si kusht për ti dhënë fund krizës politike në Shqipëri. Kreysocialisti Edi Rama gjatë takimeve në Strasburg ka marrë mbështetjen jo vetëm të të majtëve europianë por dhe zyrtarëve të tjerë në kërkesën e tij për transparencë të plotë të procesit zgjedhor. Së fundi zoti Rama është takuar me presidentin e grupit te socialisteve dhe demokratëve në PE, Martin Shulz ku gjatë bisedës mes tyre u ra dakort që opozita duhet të kthehen në parlament në të njëjtin moment pasi të jetë marrë një vendim për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, i cili do të ushtrojë hetim të plotë përfshi dhe hapjen e kutive. Shulz tha se ky hetim duhet të sigurojë transparencë të plotë si një bazë për përmirësime të rëndësishme për mënyrën si do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme, me qëllim përmbushjen e angazhimeve ndërkombëtare. Në bisedën e tyre zoti Shulz dhe Rama ranë dakort gjithashtu që një rrugëdalje për krizën politike aktuale duhet të gjendet urgjentisht dhe mes qeverisë dhe opozitës duhet vendosur një bazë e re dialogu konstruktiv. Një daklarim i përbashkët erdhi pasi zoti Rama shpjegoi arsyet e bojkotit në kuvend të PS dhe kërkesat e partisë së tij për transparencë të plotë të procesit zgjedhor. Rama siguroi se nuk është objektiv i partisë së tij ndryshim i rezultatit të zgjedhjeve. Më parë i njëjti qëndrim për hapjen e kutive si kusht për zgjidhjen e krizës u shpreh dhe nga kreu i grupit parlamentar socialist Hannes Svoboda i cili ka deklaruar se “Qeveria duhet të jetë e hapur dhe transparente duke përfshirë dhe hapjen e kutive të votimit. Kryesocialisti Rama dhe deputetë të tjerë të PS-së po zhvillojnë një seri takimesh me Stasburg me zyrtarë të lartë ndërkombëtar në përpjekje për të siguruar mbështetje ndaj kërkesës së tyre për hapjen e kutive te votimit para tryezës së të shtunës. Një ditë më parë ishte zv.presidenti i Parlamentit Europian Libor Roucek i cili deklaroi pas takimit me zotin Rama se hetimi i zgjedhjeve është i domosdoshëm për të zbardhur të vërtetën dhe për të garantuar shqiptarët që probleme të tilla të mos ndodhin me. (e.n/News24/BalkanWeb)