BE: “Qeveria dhe partitë bashkëpunim për zgjedhje paqësore”
Autori i Lajmit: Suela Topi
Bashkimi Evropian bën thirrje për zgjedhje paqësore në Shqipëri dhe inkurajon qytetarët që të pajisen me dokumentet e identifikimit. Në një deklaratë në emër të BE-së, të lëshuar nga presidenca çeke, thuhet se zgjedhjet e 28 Qershorit do të jenë një test i rëndësishëm i pjekurisë së demokracisë në Shqipëri dhe i gatishmërisë për të ecur përpara drejt integrimit evropian. BE i bëri thirrje qeverisë shqiptare dhe partive politike të bashkëpunojnë së bashku, që të garantojnë zhvillimin e zgjedhjeve në mënyrë paqësore dhe që të gjithë zgjedhësit, që dëshirojnë të votojnë më 28 qershor, të kenë mundësinë për të bërë një gjë të tillë. Me tej, presidenca e BE-se inkurajon qytetarët shqiptarë, të cilët kërkojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të votojnë në këto zgjedhje, që të sigurohen se kanë dokumentet e nevojshme të identitetit për ta bërë këtë.
Thirrja
10 ditë larg zgjedhjeve të përgjithshme Bashkimi Evropian i kërkon qeverisë shqiptare të mundësojë votimin e shtetasve të saj. Në një deklaratë zyrtare shpërndarë nga ambasada çeke në Tiranë, presidenca e Bashkimit Evropian, e cila kryesohet nga Çekia, i cilëson zgjedhjet e 28 Qershorit si test të rëndësishëm për pjekurinë demokratike të vendit si dhe për integrimin e Shqipërisë. Presidenca e Bashkimit Evropian deklaron se do të vëzhgojë me kujdes procesin zgjedhor, ndërsa bën apel për zgjedhje paqësore në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Bashkimi Evropian në qëndrimin zyrtar ka paralajmëruar se zgjedhjet do të gjykohen për standardet, ndërkohë që nxit qeverinë dhe partitë politike të punojnë së bashku për të siguruar zgjedhje paqësore. Presidenca e Bashkimit Evropian i atribuon qeverisë përgjegjësinë për të mundësuar votimin e të gjithë shtetasve, por njëkohësisht ka nxitur dhe i ka bërë apel qytetarëve shqiptarë të marrin kartat e identitetit.
Disa herë, në veçanti javët e fundit me afrimin e datës së zgjedhjeve komunitetit ndërkombëtar, si ambasadori amerikan në Tiranë, Uidhers edhe diplomati i Komisionit Evropian në Tiranë Lohan, kanë shtuar thirrjet për pajisjen e shqiptarëve me karta si një përgjegjësi e qeverisë për të mos mohuar të drejtën e votimit. Por mbi të gjitha për të garantuar zgjedhje paqësore të cilat të reflektojnë standarde demokratike shqiptare. Deklaratat e tyre dhe e BE-së ka ardhur pas një sërë incidentesh në qytete të ndryshme të vendit për shkak të fushatës elektorale ku më i rëndi është ai në Durrës ku humbi jetën një militant i Partisë Demokratike. Ndërkohë që dje një përfaqësues i demokristianëve ka humbur jetën dhe kreu i PDK-së ka shpejtuar ta konsiderojë atë si vrasje politike, edhe pse policia nuk ka dhënë ende versionin e saj.
Ky lajm është publikuar: 19/06/2009