E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri: "Hamdi Salihi më premtoi, nuk largohet"

 

Është kohë merkatoje dhe transferimet e lojtarëve janë një realitet apo dhe një mundësi reale. Ndërsa skuadra austriake, SV Ried, është duke humbur pas sezonesh aktivizim mesfushorin Evald Brener, trajneri Paul Gludovatz shprehet i lumtur dhe i bindur për mediat vendase, se sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi nuk do ta braktisë skuadrën në kërkim të një sistemimi të ri: "Hamdiu ma ka theksuar fort, që ai dëshiron të qëndrojë patjetër me ne". Salihi shënoi 14 gola sezonin e kaluar me SV Ried, duke qenë njëherësh edhe lojtari më produktiv në skuadër. Ndërkaq, edhe vetë sulmuesi shkodran ka thënë se i ka bërë një premtim klubit, se pa miratimin e drejtuesve nuk do të hyjë në bisedime me skuadra të tjera. Për bomberin shkodran të përfaqësueses shqiptare interesohen disa klube qipriote, por edhe skuadra nga Austria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›