E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili, shëtitje ndaj SHBA-së, Italia dështon

 

Aventura në Kupën e Konfederatave komplikohet shumë për Kampionët e botës në fuqi. Të kaltrit e Marçelo Lipit, në ndeshjen e dytë të tyre për këtë kompeticion humbasim kundër kampionëve afrikanë, kundër Egjiptit me rezultatin 1-0. Ashtu si kundër SHBA-së, italianët e mbyllin pjesën e parë në disavantazh, por këtë herë nuk arrijnë ta kthejnë rezultatin në pjesën e dytë. Gjithsesi, 45 minutat e dyta të lojës kanë folur vetëm për djemtë e Marçelo Lipit të cilët kanë qenë shumë të pafat përballë portës kundërshtare. Portieri egjiptian El Hadari shndërrohet në makthin e sulmuesve italiane, ku mbi dhjetë herë i është kundërpërgjigjur goditjeve të Vinçenco Iakuintës, Luka Tonit, Fabio Kualiarelës dhe Pepes. Tani Italia ka kompromentuar seriozisht kualifikimin e saj për në gjysmëfinale, ndonëse të kaltrit mund të mbahen ende në lojë nga diferenca e golave, kundrejt Egjiptit, në rast se situata në renditje nuk ndryshon nga kjo aktualja.
Brazil - SHBA
Mungon Pato, nuk shënon Kaka, por pas shtatë minutash, Brazili ka vënë përpara amerikanët. Në një aksion "alla Serie A", Maikon kroson brenda zonës dhe Felipe Melo dërgon saktësisht topin në rrjetë pas një goditjeje me kokë. Ndeshja praktikisht përfundim pa filluar ende mirë, sepse sikur të mos mjaftonte avantazhi minimal, brazilianët dyfishojnë shifrat në minutën e 20-të me Robinjon. Një kundërsulm model i nisur që nga mbrojtja "karioka" e cila me tre pasime të gjata dhe të sakta nxjerr në pozicion goditës sulmuesin e Mançester Sitit i cili nuk mund të gabojë. Pas këtij momenti, Kombëtarja amerikane është plotësisht e pafuqishme për të reaguar dhe "Seleçao" fillon të dhurojë spektakël për të pranishmit në stadium. Pjesa e dytë nis sërish me të njëjtin ritëm, ku brazilianët dëfrejnë, ndërkohë që djemtë e Bredlejt s'kanë forcë të reagojnë. Dunga fillon të mendojë për ndeshjen e fundit me Italinë dhe fillon të kursejë disa nga yjet e tij. Jashtë Kaka, Luis Fabiano dhe Lusio për t'u zëvendësuar nga Baptista, Nilmar dhe Luizao. Gjithsesi, Maikon kërkon të lërë shenjën e tij në këtë ndeshje dhe në minutën e 62-të gjuan nga jashtë zone dhe topi i tij i devijuar kalon portierin Hauard. Me këtë rezultat, Brazili është matematikisht në gjysmëfinale, pavarësisht rezualtatit në ndeshjen e fundit me Italinë.

SHBA - BRAZIL 0-3

Golat: Melo 7', Robinjo 20', Maikon 62'

SHBA (4-3-2-1)
Hauard, Spektor, Onievu, Demerit, Bornstein, Bredli, Kliestan, Bislej (46' Kasej), Dempsi, Donovan, Altidor (60' Feilhaber).
Trajner: B.Bredlej

Brazili (4-3-1-2)
Hulio Sezar, Maikon, Lusio (70' Luizao), Miranda, Andre Santos, Ramires, Xhilberto Silva, Felipe Melo, Kakà (69' Hulio Baptista), Luis Fabiano (69' Nilmar), Robinjo.
Trajner: Dunga

Egjipt - Itali 1-0

Goli: Homos 40'

Egjipt (4-4-2)
El Hadari; Fati (80' Hasan), A.Said, H.Said, Goma; Rabou, Shauki, Homos, Moauad (67' Farag); Zidan (56' Eid), Aboutrika.
Trajner: Shehata

ITALIA (4-3-3)
Bufon; Zambrota, Kanavaro, Kielini, Groso; Gatuzo (57' Montolivo), De Rosi, Pirlo; Iakuinta, Rosi (57' Toni), Kualiarela (64' Pepe).
Trajner: Lipi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›