BE, Rama: Detyrat e parealizuara janë të qeverisë
TIRANË- Lideri socialist, Edi Rama ka përsëritur sërish sot kontributin e padiskutueshëm të forcës që drejton në reformat dhe miratimin e ligjeve me 3/5, në kuadër të integrimit të vendit, duke deklaruar se detyrat e parealizuara kanë të bëjnë direkt me qeverisjen.
Ne mbledhjen e sotme te grupit parlamentar te PS-se, Rama ka akuzuar kreun e qeverisë për politikë e propagandë antiopozitare, në një kohë që sipas tij, opozita është përgëzuar nga faktori ndërkombëtar për punën që ka bërë dhe përmbushjen e detyrave të saj.
Me votimin në kohën e duhur të Kodit Penal ne kryem detyrën tonë, por statusi nuk vjen nëse nuk plotësohen rekomandimet që kanë të bëjnë me qeverisjen. Loja e fajësimit të opozitës është e fundit që i ka ngelur Berishës, për të fshehur kokën si struci, ndërkohë që kush ka sy për të parë e vesh për të dëgjuar kupton lehtë se shumica e detyrave të parealizuara kanë të bëjnë me qeverinë- tha Rama.
Rama ka numeruar gjithe punen e bere nga deputetet socialiste neper komisione, amendimet e shtuara dhe ndryshimet rrenjesore te bera ne Kode, e me tej edhe votimin e tyre ne Kuvend