E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi, sulm Berishës: Sekretari i partisë, përralla me komunizmin

TIRANË- Kreu i Shtetit Bamir Topi ka qenë i ashpër në reagimin pas akuzave të kryeministrit, për mosmiratim të ligjit të Lustracionit.

Sipas Topit, Berisha duhet të lërë përrallat me komunizmin e të japë llogari për polifotot me anëtarët e byrosë. Ndërkohë që e ka quajtur hipokrizi faktin që në krye të Komisionit të Ligjeve qëndron pasardhësi i një personazhi të nomeklaturës së lartë të kohës së diktatutës.

Për sa i përket moralit të ligjit unë kam firmën time në 2006 së bashku me Majkon, projektligj që nuk u miratua asnjëherë nga Kuvendi. Ai ligj meriton të miratohet dhe jo të deformohet për tu bërë antikushtues. Pastaj ka dicka që ka të bëjë me moralin. Ju e dini që njeriu që akuzon duhet të japë shpjegim për politfotot me anëtarët e byrosë së diktaturës dhe është ironike dhe hipokrizi e papranueshme që në krye të Komisionit të Ligjeve është pasardhësi i një personazhi të nomeklaturës së lartë të kohës së diktatutës. Ky personazh ka marrë pamjen e David Koperfildit, është bërë iluzionist ka 22 vjet që i thotë shqiptarëve që do u kthehen pronat dhe sua kthen, nuk i kompenson ish të përndjekurit- tha Topi.

Sipas Topit, ky ka qenë programi i PD për atë që është rivotuar në 2005. Ai ka deklaruar se kreu i qeverise ka ne dore mekanizmat per zgjidhjen e problemit te pronave, gje qe nuk po behet prej kaq vitesh.

Ne kemi bërë një luftë që ka qenë parimore dhe kjo nuk shkon me deklarata. Ka 7 vjet për së dyti në pushtet dhe se bën, kur bëhet ballafaqimi i atyre që kanë konsumuar diktaturën e të tjerëve, ky personazh që nga 68 është anëtar i Partisë së Punës, Sekretar partie dhe bën përralla me komunizmin, më thoni ju ku qëndron e vërteta. Unë jam që të hapen dosjet dhe të shqiptarët do shohin cudira dhe te ata që merren me politikë- tha Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›