Topi: Berisha të japë shpjegime për fotot me anëtarët e Byrosë Politike
Presidenti Topi i është përgjigjur sot me tone të forta kryeministrit Berisha, i cili një ditë më parë deklaroi se kreu i shtetit refuzon të firmosë ligjin për lustracionin.
Topi ka përdorur të njëjtën gjuhë direkte, duke theksuar se ligji është kthyer si antkushtetues nga Gjykata kushtetuese dhe ka marrë kontestimet e ashpra të Komisioni të Venecias dhe partnerët ndërkombëtarë.
Kam ruajtur profilin institucional, por duke dalë kryeministri, e kam një përgjigje. Ky është një ligj i cili është kthyer si antikushtetues, mori kontestim të ashpër nga Komisioni i Venecias dhe ndërkombëtarët. Por njeriu që akuzon duhet të japë shpjegime për fotot me anëtarët e byrosë së regjimit komunist.