Berat, shembet ndërtesa, vdes 2-vjeçari
Shembja e një ndërtese i ka marrë jetën një fëmije 2 vjeç në Berat.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lapardha, ku 2-vjeçari ka humbur jetën poshtë gërmadhave të ndërtesë në të cilën ndodhej, ndërsa i plagosur ka mbetur një familjar i tij.
Identiteti i fëmijës dhe të plagosurit nuk është bërë i ditur, ndërsa policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen tragjike. / G.N.