E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi, Bregu: Detyrat mbeten të njëjtat, opozita të tregohet konstruktive

06-03-2012 / Gazeta 55

Komisioni i Integrimit thërret dy javë me vonesë mbledhjen për Planin e Veprimit


Pikat nga 6 deri në 8 të Planit të Veprimit diskutohen në Komisionin Parlamentar të Integrimit  Komisioni parlamentar i Integrimit thërriti dy javë me vonesë diskutimin për Planin e Veprimit, në prani të ministres së Integrimit Evropian, Majlinda Bregu. Ndryshe nga ç’ishte rënë dakord në këtë kalendar, komisioni i kryesuar nga opozita nuk i paraqiti më 21 shkurt sugjerimet që do të përfshihen në Plan Veprimin për 12 kriteret e Bashkimit Europian, ndërsa dje ministrja Bregu duhet të kishte marrë inputin e komisionit parlamentar të integrimit për rekomandimet nga 1 deri në 5. Gjithsesi, në mungesë të këtij materiali, i cili duhet të ishte përgatitur nga komisioni i integrimit, ministrja komentoi sugjerimet e opozitës dhe anëtarëve të mazhorancës në këtë komision, duke u bërë ftesë gjithashtu që të vijojnë diskutimet në një seancë maratonë edhe gjatë pasdites, për të përfunduar analizën e të 12 prioriteteve. Ndërkohë, deputeti i opozitës në komisionin e integrimit, Taulant Balla duke iu referuar rekomandimit 6 për administratën publike vlerësoi si pozitiv propozimin e qeverisë për një ligj të ri për administratën, por sipas tij, mungojnë detajimet për problematikën dhe ndryshimet që duhen bërë në këtë ligj. Ministrja Bregu reagoi ndaj vërejtjeve të opozitës, duke theksuar se “rekomandimi 6, në të gjitha masat e parashikuara nga qeveria keni në mënyrë të qartë të përcaktuar prioritetet dhe objektivat”. Ajo vlerësoi gjithashtu si të frytshëm urdhrin e kryeministrit për eliminimin e kontratave të përkohshme të punës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›