BE: Reformat, pastaj statusi kandidat
Bashkimi Evropian kërkon rezultate konkrete të reformave të nisura përpara se Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat.
ADI SHKEMBI
Deklarata është bërë dje në Bruksel nga Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Berisha. Pas një takimi kokë më kokë, dy zyrtarët e lartë dolën para mediave për të folur mbi bisedën mes tyre. I pyetur nëse Shqipëria është gati që të marrë statusin e vendit kandidat në vitin 2009, Barroso u shpreh se në fillim duhet parë plani konkret i reformave. "Brenda një periudhe të caktuar kohe duhet të shohim konsolidimin e këtyre reformave në terren. Është e rëndësishme të shohim zbatimin në planin konkret të reformave politike dhe institucionale. Duhet të shohim për një periudhë në një mënyrë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme reformimin e administratës", u shpreh Barroso. Duke vazhduar më tej në këtë linjë, ai tha se, "kjo është një sfidë për të gjithë vendin dhe ne atëherë garantojmë se, sapo këto reforma të jenë zbatuar në terren, do të hedhim hapin tjetër. Sepse nuk bëhet fjalë vetëm për kryerjen e këtyre detyrave vetëm para Komisionit Evropian, siç ia thashë dhe zotit Kryeministër, por duhet të paraqitesh para vendeve anëtare me një dosje të plotë dhe të kompletuar, që të thotë: Ja, ne i kemi bërë shumë mirë track-record dhe kemi elemente që mund t'ua paraqesim dhe me të cilat mund t'ju sigurojmë. Unë mendoj se Shqipëria ka treguar vullnet të mirë në plotësimin e reformave. Vullneti i mirë tregohet në momentin kur vendi tregon se po ndërmerr reformat e duhura për anëtarësimin e plotë". Nga ana tjetër, Kryeministri Berisha, i pyetur lidhur me kërkesën e opozitës, sipas së cilës ka ardhur koha që Shqipëria të paraqesë kandidaturën, u shpreh se nuk mund të fliste për një datë lidhur me këtë proces, por u angazhua para zyrtarëve të lartë të Komisionit Evropian për vazhdimin e reformave. "Kërkesat jo vetëm të opozitës, por të të gjithë shqiptarëve për ta parë vendin e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur si vend kandidat, i konsideroj si legjitime. Besoj se procesi duhet të jetë bindës për të gjitha shtetet anëtare dhe për Komisionin dhe unë nuk mund të them një datë, ashtu si dhe ju, por do të punoj fort për ta arritur sa më shpejt të jetë e mundur", vijoi më tej Kryeministri Berisha. Në pjesën e parë të konferencës, Presidenti i KE-së u shpreh se ka marrë garanci nga Kryeministri Berisha, se qeveria shqiptare është e përgatitur për të marrë përsipër punën e vështirë që kërkohet për t'ia dalë mbanë. I inkurajuar nga takimi i pak orëve më parë me kryeministrin belg, lidhur me hapjen e zyrës konsullore belge në vendin tonë, Kryeministri Berisha tha në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin Barroso, se qeveria e tij është e angazhuar të nënshkruajë çdo marrëveshje me vendet evropiane në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar. "Liberalizimi i vizave ishte gjithashtu temë diskutimi me Presidentin Barroso. Unë e sigurova zotin Barroso se vendi im është gati të firmosë çdo marrëveshje me vendet evropiane, në mënyrë që të arrijmë sukses në luftimin e krimit të organizuar, për të plotësuar çdo kërkesë të nevojshme, që edhe shqiptarët të shijojnë lëvizjen e lirë si qytetarë evropianë", u shpreh Berisha.
Belgjika konsullatë në Shqipëri
Në takimin mes Kryeministrit Berisha dhe homologut të tij belg, Ives Leterme, ky i fundit bëri të ditur se Belgjika ka vendosur të hapë konsullatë në vendin tonë, që do të përbëjë një hap shumë të rëndësishëm në procesin e lehtësimit të vizave për qytetarët shqiptarë. Ndër të tjera, u shpreh Leterne, qeveria belge ka si qëllim uljen e tarifave për marrjen e vizave nga qytetarët shqiptarë.
KE: Vlerësojmë luftën ndaj korrupsionit
Zyrtarët e lartë të Komisionit Evropian, Michael Leight dhe Dirk Lange, vlerësuan dje në një takim me Kryeministrin Berisha hapat e ndërmarrë nga qeveria për të luftuar korrupsionin. "Ne vlerësojmë faktin se ju vlerësoni se ka ende korrupsion, por se jeni të vendosur ta luftoni atë me reforma të thella. Këto janë kritere që ju duhet të vazhdoni të ndiqni", theksuan dy zyrtarët e lartë të KE-së në takimin me kreun e qeverisë shqiptare.
Topalli-Bebiç, letër të përbashkët për NATO-n
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe homologu i saj kroat, Luka Bebiç me anë të një letre të përbashkët do t'i drejtohen shteteve anëtare të NATO-s me qëllim përshpejtimin e procesit të anëtarësimit. Topalli e Bebiç do t'ia dërgojnë letrën parlamenteve të vendeve anëtare të NATO-s. "Bebiç, më sugjeroi një ide, të cilën unë e vlerësoj shumë dhe të dy së bashku do t'i shkruajmë një letër të gjithë kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare në NATO, në mënyrë që të ecim me një ritëm të shpejtë, sapo të nisin negociatat për ratifikimin e marrëveshjes së NATO-s për t'u bërë pjesë e saj sa më parë", tha Topalli.