E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja e Baton Haxhiut merr shtetësi shqiptare

Bashkëshortja dhe dy fëmijët e analistit të njohur kosovar, Baton Haxhiu, marrin shtetësi shqiptare.

Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e Presidentit të Republikës, ku njoftohet një nga veprimtaritë e kreut të qeverisë që ka të bëjë me dhënien e shtetësive. Pikërisht në dekretin numër 5686, datë 25.04.2008, është njoftuar dhënia e shtetësisë shqiptare për 14 persona, të cilët deri në hedhjen e firmës nga kreu i shtetit nuk e gëzonin këtë të drejtë. "Në mbështetje të nenit 92, pika 'c' të Kushtetutës, të nenit 20 dhe të nenit 9 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, 'Për shtetësinë shqiptare', bazuar edhe në propozimin e ministrit të Brendshëm, u jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm: Leunora Nazmi Brika-Haxhiu (Brika); Andi Baton Haxhiu; Jon Baton Haxhiu", thuhet ndër të tjera në këtë dekret të kreut të shtetit. Pak ditë më parë qeveria kosovare bëri të ditur përmes ministrit të Brendshëm, se me daljen e pasaportave të reja të Kosovës, shtetasit e saj mund të aplikojnë për marrjen e nënshtetësive, ndër të tjera dhe të shtetësisë shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›