Opozita e ndarë në ditën e dëshmorëve
Opozita shqiptare është paraqitur më e ndarë se kurrë dje në ditën e 5 Majit që prej korrikut 2005.
Kreu socialist, Edi Rama ka qenë dje vetëm me 'besnikët' e kushtetutës, ndërsa tre partitë e tjera LSI, PDS dhe PAD kanë qenë të grumbulluara në pak distancë prej socialistëve. E ndërsa socialistët kishin shumicën e grupit parlamentar, pasi një pjesë e tyre ishte në zonat e tyre elektorale për 5 Majin, "Koalicioni i majtë për Integrim" ishte më i organizuar, ku binte në sy prania e madhe e LRI-së. Rama e Meta shmangën çdo takim apo përshëndetje mes tyre, duke treguar edhe njëherë se çarja brenda të majtës është evidente. Klima e kundërshtisë ndaj atij që LSI e ka cilësuar puçi ndaj kushtetutës, u duk edhe dje në Varrezat e Dëshmorëve. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, tha se "ky është një 5 Maj shumë i veçantë, sepse është një 5 Maj, i cili i ka ende të freskëta ato të plagë të mëdha, të hapura në natën e errët të 21 prillit nga Sali Rama dhe Ramë Berisha, të cilët dhunuan Kushtetutën e popullit shqiptar". "Këtu u vunë kurora tradhtie nga ata që betonuan më 21 prill pushtetin e Kryeministrit Sali Berisha, në kundërshtim me republikën parlamentare, duke e vënë parlamentin nën thundrën e Sali Berishës. Prandaj, ne jemi sot këtu për t'u thënë të gjithë shqiptarëve të bashkohemi për të rifituar lirinë dhe dinjitetin tonë, që s'mund ta nëpërkëmbë as Sali Rama dhe as Sali Berisha", u shpreh Meta.