E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akademia Politike e PS, diplomohen 37 studentët e parë

TIRANE-Akademia Politike e Partisë Socialiste, shpërndau sot 37 diplomat e saj të para.

Pas një viti studimor, studentët e kësaj Akademie finalizuan angazhimin e tyre. Kryetari i PS-së, Edi Rama i ftuar në këtë ceremoni deklaroi se historitë e suksesit duan vite të tëra punë, madje dekada.

 “Në këtë Akademi ju mësuat politikën e lexuar, tani do mësoni politikën e jetuar”- tha Rama.

37 studentët e parë të kësaj akademie do të angazhohen pranë strukturave të Partisë Socialiste të Tiranës. Akademia është një nismë e përbashkët e Fondacionit “Qemal Stafa” dhe “Friedrich Ebert”.
(s.g/balkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›