E Diel, 1 Nëntor 2026

Anullohet provimi i shtetit Bare E menaxhon vetem fakulteti

Studentët që  kanë mbaruar infermieri 3 plus 2 në Universitetin e Tiranës  nuk do t’i nënshtrohen provimit të shtetit. Gjatë një interviste për AS dekani i fakultetit të Infermierisë, Petrit Bara thotë se studentët që kanë njekur të gjitha ciklet e studimit nuk kanë pse t’i nështrohen këtij provimi , ndërkohë që për të tjetët provimi i shtetit duhet të kryhet në fakultetin e Infermierisë dhe jo në institucionin e Urdhërit të Mjekut, pasi fakulteti është i vetmi institucion i licensuar dhe akredituar.

“Studentët që mbarojnë infermierinë 3+2, merrnin edhe një provim shteti tek Urdhri i Infermierit me një përfaqësues nga Ministria. Provimi i shtetit jepet këtu ku janë komisionet, licencim nga qeveria, ka akreditim nga qeveria. Është një nga fakultetet e rralla në Shqipëri që është akredituar në të gjitha diplomat sepse ne kemi hapur degë të reja gjithnjë dhe degët e reja nuk hapen pa u akredituar në Ministri dhe pa kaluar me VKM. Ai vendim për 3+2 nuk do të jepet më në Urdhrin e Infermierit për profesionet e rregulluara sepse e thotë ligji që kush ka mbaruar pas vitit 2009-2010 është i njohur profesioni 3+2”- tha Bara.

Urdhëri i Infermierit ka njoftuar një ditë më parë të gjithë profesionistët ,  infermierë, mami, teknik imazherie, teknik laboratori dhe logoterapeut që janë diplomuar pas majit 2010 kur ligji ka hyrë në fuqi të regjistrohen pranë  këtij institucioni për të dhënë provimin e Shtetit dhe vetëm pas marrjes së provimit mund të marrin Lejen për Ushtrimin e Profesionit.

 Edlira  Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›