E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafikimi i femijeve qendra sociale ne cdo minibashki

Bashkia e Tiranës parashikon zbatimin e një pakete të plote sociale për parandalimin e trafikimit. Nënkryetarja Jorida Tabaku, gjate nje takimi ne kuader te Dites Evropiane kunder Trafikimit, tha se paketa sociale do të shtrihet për të gjithe kategorite ne nevoje.

“Jemi duke përgatitur një paketë shërbimesh sociale të cilat mund të jenë në ndihmë të komunitetit dhe të grupeve në nevojë. Një nga detyrat krysore që ne kemi është edhe ngritja e qendrave për fëmijë në secilën prej minibashkive. Në planet tona të ardhshme, ne jemi duke diskutuar me donatorët për të mbështetur ngritjen e tyre. Në disa raste kemi qendra të cilat ekzistojnë, por nuk janë funksionale. Në disa raste të tjera jemi duke u përpjekur që këto qendra të luajnë një rol më aktiv. Bashkia ka disa zyra të ndihmës ekonomike dhe të asistencës sociale të cilat janë në kontakt me grupe dhe persona qe janë vurnerabël dhe mund të jenë subject I trafikimit. Këto zyra duhet të luajnë një rol më aktiv dhe këto zyra duhet të jenë të përfshirë në mënyrë periodike në identifikimin e këtyre grupeve”- tha Tabaku.

Ndersa zv/ministrja e Brendshme, Iva Zajmi ka kërkuar nje koordinim me te mire te zyrave te asistences sociale.

“Çështjet e trafikimit ndërkombëtar të qytetarëve shqiptarë, kryesisht të grave dhe të fëmijëve janë në rënie. Në këtë situatë bëhet më I rëndësishëm parandalimi I brendshëm I cili ka të bëjë kryesisht më së shumti me masa të planifikimit e të përfshirjes sociale, të përfshirjes shkollore dhe në disa raste të ndërtimit të disa rrjeteve të komunikimit ndërmjet agjencive të pushtetit lokal, agjencive të rendit, agjencive shëndetësore dhe arsimore dhe pse jo atyre të  punësimit”- tha Zajmi.

Vëmendja e njësive antitrafik dhe e pushtetit vendor është drejtuar te familjet në nevojë, por edhe pjesëtarët e komunitetit rom dhe egjiptian, të konsideruara si me të rrezikuara nga fenomeni i trafikimit. Statistikat në vend flasin se nga këto kategori ka qenë edhe numri më i lartë i personave të trafikuar.

Denada Shkodrani   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›