BE: Regjimi i vizave pritet të hiqet brenda vitit
Vendimi për heqjen e regjimit të vizave për vendin tonë do të merret gjatë presidencës belge të BE-së. Deklaratën e ka bërë ministri i Brendshëm spanjoll, Alfredo Perez Rubalkaba, sipas të cilit, të dyja vendet duhet të shtojnë përpjekjet për të plotësuar kërkesat e BE-së. Siç thekson deklarata e presidencës spanjolle, dy vendet duhet të bindin shtetet anëtare të Bashkimit Evropian se përmbushin kriteret për të udhëtuar lirshëm në zonën “Shengen”.
“Ne shpresojmë se Shqipëria dhe Bosnja do t’i përmbushin detyrimet brenda vjeshtës. U kemi kërkuar atyre të bëjnë më shumë përpjekje për të siguruar që do të jenë gati”, deklaroi Rubalkaba pas takimit të mbrëmshëm me homologët e tij evropianë në Luksemburg.
Komisioni Evropian, organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian, rekomandoi muajin e kaluar udhëtimin pa viza të qytetarëve shqiptarë dhe boshnjakë. Komisioni Evropian e konsideron çështjen e heqjes së vizave si një “gur themeli” për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Këtë verë, në Tiranë pritet të mbërrijë grupi i ekspertëve të Komisionit Evropian, për të parë nga afër plotësimin e kushteve të reja, të vendosura për procesin e liberalizimit të vizave. Pas inspektimeve në terren pritet që të hartohet një raport dhe t’i paraqitet ministrave të Brendshëm të vendeve të BE-së.
Parlamenti Evropian dhe të 27 vendet anëtare të BE-së duhet të miratojnë politikën e re. Vitin e kaluar, Bashkimi Evropian pranoi kërkesat për heqjen e regjimit të vizave për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.