Selanik, këngëtarja Kondakçi do ekstradohet për në Itali
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave, Gjykata e Selanikut ka vendosur që më 2 qershor për ekstradimin e këngëtares shqiptare.
Liljana Kondakçi, 58 vjeçe, u arrestua rreth 2 muaj më parë nga policia lokale në Selanik, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Katanxarros.
Para hetuesve grekë, këngëtarja shqiptare mësohet të ketë mohuar implikimin e saj në trafikun ndërkombëtar të drogës. “La Gazzetta del Sud” citon prokurorin e antimafias, Lumberto, në pretendimin e akuzës se ylli i muzikës së lehtë shqiptare është pjesëtare në organizatën kriminale që drejtohej nga një prej padrinove më të rrezikshëm të narkotrafikantëve shqiptarë, Fisnik Smalaj, kapo i “karteleve” të Shkodrës.
Kondakçi me emrin e koduar “mamaja”, sipas të njëjtit burim, ka nisur problemet me drejtësinë italiane në verën e vitit 2006, kur u ndalua në stacionin hekurudhor Sibarit me tre kile kokainë. Në fakt, vetë këngëtarja e ka konsideruar të mbyllur këtë problem me drejtësinë italiane, por që duket se është akuza kryesore ndaj saj.