E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje, punonjësja e një banke grabit 10 milionë lekë

Shtetasja Ornela Tabaku, me profesion financiere, është prangosur sot nga Policia e Lushnjës në banesën saj, pasi dyshohet se ka grabitur me anë të mashtrimit shuma të mëdha parash në bankën ku punonte.

Tabaku kishte arritur të grabiste shumën marramendëse nga banka, duke tërhequr çdo muaj rreth 1 milionë lekë të reja. Fillimisht ishte dyshimi i eprorëve dhe më pas hetimet e policisë ato që zbuluan vjedhjen.

Ndërkohë, policia sekuestroi shumën e mësipërme në cilësinë e provës materiale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›