E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni/ Demarkacioni, Gjykata Kushtetuese: Jo shqyrtimit të paktit

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë ka vendosur që të mos hapë proces për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës. Kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë e kishte bërë Partia Liberale Demokratike e Maqedonisë.
"Gjykata ka vendosur të mos e hapë shqyrtimin, pasi kjo nuk lejohet me ligj. Ndërsa përsa i përket përmbajtjes së marrëveshje, ajo nuk është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese", ka deklaruar zëdhënësi i këtij institucioni, Jugosllav Milenkoviç.
Ai ka shtuar më tej se marrëveshja në fjalë nuk ka të bëjë me ndryshim të kufirit, por me përcaktimin e vijës kufitare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›