E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja e Bin Ladenit në Iran

Të afërmit u kryesuesit të Al Qaidës, Osama Bin Ladenit, janë duke jetuar në një kompleks të fshehtë në Iran, kanë njoftuar anëtarë të familjes.

Aty jetojnë edhe bashkëshortja dhe fëmijët e tij, të cilët u zhdukën nga kampi i tij në Afganistan, pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 kundër SHBA-së.

Gjatë tetë viteve të kaluara ka pasur paqartësi në lidhje me atë se ku gjendet familja e ngushtë e Bin Ladenit, e ka pasur raporte se disa prej fëmijëve të tij janë vrarë gjatë fushatës së bombardimeve, ndërsa të tjerët i janë bashkuar të atit në planifikimin e sulmeve terroriste.

Sidoqoftë, të afërmit e tij njoftuan se muajin e kaluar kanë kuptuar se një grup i familjes, përfshirë këtu edhe një prej bashkëshortëve të Osamës, gjashtë fëmijë dhe 11 nipër të tij jetojnë në një kompleks, në dalje të Teheranit.

Atyre ju është pamundësuar që të kontaktojnë me botën e jashtme, ndërsa Irani në vazhdimësi ka mohuar se të afërmit e Bin Ladenit jetojnë në këtë shtet.

Anëtarë të familjes së Bin Ladenit tani kanë apeluar që atyre t’iu lejohet largimi nga Irani dhe i kanë cilësuar ata si “viktima të harruara” të 11 shtatorit.

Omar Osama Bin Ladeni 29 vjet, djali i katër më i madh i Bin Ladenit, ka theksuar se ai nuk ka pasur ide se vëllezërit dhe motrat e tij janë ende gjallë, deri në nëntor të këtij viti. Ata i kanë thënë se janë arratisur nga Afganistani para sulmeve të 11 shtatorit dhe se janë dërguar në një kompleks në Teheran, ku rojtarët ju kanë thënë se për hir të sigurisë së tyre nuk mund të largohen nga kompleksi.

Fëmija më i madh, Saad, atëbotë ka pasur 20 vjet, Osama 17 vjet, Muhammadi 15, Fatma 14, Hamza 12, Imami 9 dhe Bakër 7 vjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›