E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, vaksina kundër AH1N1 efekte negative tek 4 pacientë

SHKUP- Katër qytetarë janë ankuar për efekte negative nga vaksina e marrë Novartis, kundër virusit AH1N1 apo të ashtuquajturit gripit të derrit. Ministria e Shëndetësisë ka pranuar faktin se vaksina ka pasur efekte negative tek pacientët, njëri prej të cilëve edhe ka ndërruar jetë. Por, se a janë reaksionet pasojë e vaksinës nga Komisioni pandemik janë duke bërë analiza. "Ulje minimale që nuk donë të thotë se epidemia në Maqedoni po qetësohet pasi që për vlerësime të tilla duhet situata që vëzhgohet një periudhë më e gjatë, të shohim të paktën edhe dy javët e ardhshme çfarë do të ndodh, a do të ulet apo zmadhohet numri i të infektuarve", ka theksuar kryetarja e Komisionit Pandemik pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Jovanka Kostovska. Si mbrojtje më të mirë nga virusi, Kostovska u rekomandon qytetarëve që të vaksinohen. Numri i të imunizuarve me vaksinën Glakso që së fundmi u soll është vetëm 2 400. Kryetarja e komisionit pandemic Jovanka Kostovska thotë se kjo nuk duhet të merret si konstatim definitiv pasi në sezonin e dimrit mund të ketë edhe rritje të sërishme të qytetarëve të infektuar.(m.a/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›