BE-SHBA: Ballkani të integrohet në BE
Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin integrimin europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor duke e cilësuar integrimin, thelbësor për stabilitetin në Europë. Radio Europa e Lirë shkruan se blloku 27-anëtarësh po përgatit një mekanizëm të ri për procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në vjeshtë do të vërtetohet qartë se BE-ja nuk heq dorë nga ky synim. Zyrtarë dhe diplomatë në Bruksel kanë thënë se të 27 vendet anëtare të BE-së konsiderojnë se perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor përsëri duhet të theksohet, ndoshta me një deklaratë politike të veçantë ose me përfundimet e Këshillit të Ministrave të BE-së.