Zjarr në fabrikën e kimikateve, evakuuohen 25 mijë persona
Përfshirja nga flakët e një fabrike kimikatesh në Teksas të Shteteve të Bashkuara ka çuar në evakuuimin e rreth 70 mijë personave. Ngjarja ndodhi rreth orës 11.45 minuta me orën lokale në qytetin Brajan, rreth 100 milje në verilindje të Hjustonit. Nuk ka raportime për të viktima apo të lënduar, megjithatë dëmet materiale janë të mëdha. Sipas policisë, dhjetra persona janë shtruar në spital pasi kanë pasur probleme me fyrmëmarrjen apo irritime të lëkurës. Ende nuk dihen shkaqet e përfshirjes nga flakët të fabrikës El Dorado, megjithatë situata vazhdon të jetë alarmante, pasi në fabrikë ka edhe sasi të konsiderueshme lëndësh plasëse.