E Diel, 1 Nëntor 2026

BE, Serbisë do ti jepet statusi i kandidatit në mars, kusht Kosova

Serbia nuk ka marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Këshilli Evropian ka vendosur sot herët në mëngjes që Serbisë të mos i jepet statusi i kandidatit për Bashkimin Evropian.

Sipas vendimit, ky status t’i jepet në marsin e vitit të ardhshëm me kusht që të arrijë rezultate në dialog me Kosovën dhe të ndihmojë në lëvizjen e lirë të EULEX-it e të KFOR-it.

Në konkluzionin e KE-së thuhet se “me qëllim që Serbisë t’i jepet statusi i kandidatit në mars të vitit 2012, detyrë e Këshillit të Evropës do të jetë që të shqyrtohet dhe konfirmohet se Serbia ka vazhduar të jetë e përkushtuar dhe ka bërë progres në implementimin e marrëveshjeve të përcaktuara gjatë dialogut, përfshirë edhe IBM”, theksohet në dokument.

Sipas mediave të huaja, më shumë rëndësi i është dhënë zbatimit të marrëveshjeve sesa qëndrimit të Serbisë ndaj dialogut.
Mbledhja ka zgjatur dhjetë orë dhe ka përfunduar herët në mëngjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›