Kongresi i PPE, Samaras refuzon takimin me Gruevskin
Lideri i partisë greke Nea Demokratia, Andonis Saramas ka refuzuar sot të takohet me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski.
Takimi ishte paraparë të realizohej në kuadër tw Kongresit të Partive Popullore Evropiane që po mbahet në Marsejë të Francës.
Lajmi është bërë i ditur nga delegacioni i Maqedonisë që përbëhet nga kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, partia e të cilit është pjesë e partive evropiane popullore. Ftesa ishte bërë të mërkurën, por Samaras ka theksuar se nuk do të mund të takohej, për shkak të aktiviteteve tjera.
Zyra e kryeministrit Gruevski theksoi se ftesa apo dora e shtrirë për takim është si pjesë e frymës së vazhdimit të masave për forcimin e besimit dhe dialogut me autoritetet politike greke.
Andonis Samaras dhe partia e tij ND është pjesë e koalicionit të zgjeruar qeveritar në Greqi dhe mban poste të rëndësishme qeveritare si Ministrinë e Jashtme. / INA