E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi BE-Shqipëri, Kukan: Me dialog, kapni trenin e integrimit

 Një ditë më parë, një delegacion i Parlamentit Evropian, mbërriti në vendin tonë, ku zhvilloi takime fillimisht me presidentin e vendit dhe kryetaren e Parlamentit, ndërsa sot zhvillohet takimi i përvitshëm, ku përveç eurodeputetëve, marrin pjesë edhe përfaqësues nga mazhoranca dhe opozita në Shqipëri.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sequi, deklaroi se bashkimi dhe dialogu politik është çelësi kryesor për integrimin e vendit.

 “Dua t’iu them se Bashkimi Evropian, Komisioni Evropian, do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me autoritetet shqiptare për t’iu mbështetur dhe inkurajuar në rrugën e integrimit. Evropa është këtu për t’iu inkurajuar”, theksoi ai.

Kukan: Me dialogun e nisur do ta kapni trenin e integrimit

Kreu i delegacionit  të Parlamentit Evropian, Eduart Kukan, në fjalën e tij është shprehur se me dialogun e nisur midis klasës politike, mund të bëjë të mundur që Shqipëria ta kap trenin e integrimit. Sipas tij, ky është një moment kyç për vendin.

“Kam qenë këtu edhe në zgjedhjet lokale në maj. Më pëlqejnë ndryshimet. Është kënaqësi për të punosh me ju për të ndihmuar vendin tuaj. Përpiqemi të gjejmë disa zgjidhje për të ecur përpara drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Dua ta besoj se ka një situatë të re dhe duhet të ndërtohen opinione pozitive në lidhje me këtë. Nisja e bashkëpunimit mes palëve duhet parë si moment kyç. Janë shumë për t’u arritur dhe mendoj se kjo është e mundur. Me takimin e sotëm, besoj se Shqipëria do të arrijë ta kap trenin e integrimit. Delegacioni është këtu për t’iu ndihmuar. Prezenca jonë këtu është që të ndihmojmë”, theksoi ai.

Pas përfundimit të takimit, pritet të miratohet edhe një dokument i përbashkët, nëse të gjitha palët bien dakord.

/vijon...../

                                                                                             2011-12-09 09:30
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›