E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Ku gaboi Rama dhe pse jam kunder bojkotit te Kuvendit

Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" ka shpjeguar arsyet pse humbi e majta dhe ku gaboi lidershipi i saj, Rama. Per te mungesa e nje strategjie te perbashket ne zgjedhje mes PS dhe aleateve solli deshtimin, shtuar ketu dhe mangesive ne program. Njeheresh ai shprehet se do te bashkepunoje me cilindo kryetar qe do dale nga votimi ne PS. Milo eshte shprehur kunder bojkotit te PS, duke deklaruar megjithate, se koalicioni Berisha-Meta do te jete jeteshkurter, per shkak te karaktereve te ndryshem qe formojne kete koalicion.

Para disa ditesh, ne kahun e majte politik ka pasur nje zhvillim te rendesishem, sic ishte Kongresi i jashtezakonshem i Partise Socialiste. Ne fjalimin e mbajtur ne kete Kongres, kryetari ne detyre Edi Rama, nuk ka pranuar asnje pergjegjesi per humbjen e se majtes dhe fajeson kundershtaret e tij per ate qe ndodhi. Ju si e vleresoni kete gje?

Pa dashur te tregohem i njeanshem dhe te ve ne fokusin e kritikes sime zotin Edi Rama, une jam shprehur se analiza qe beri Kongresi i jashtezakonshem i Partise Socialiste, ishte e manget. Kjo pasi, ajo nuk u perqendrua ashtu sic duhej ta bente ne shkaqet qe cuan ne disfaten elektorale te Partise Socialiste dhe te opozites ne teresi. Ne fjalimin e zotit Rama, qe dominoi edhe atmosferen e Kongresit, u bene perpjekje qe shkaku kryesor i disfates t'i faturohej vjedhjes se votes nga ana e Partise Demokratike dhe inkriminimit te procesit zgjedhor. Perqendrimi tek ky shkak mund te jete vetem i pjesshem, i njeanshem, por nuk eshte gjithcka qe ne prisnim qe te bente Partia Socialiste ne Kongresin e saj te jashtezakonshem. Une nuk dua te marr rolin e gjykatesit suprem per pune te nje partie tjeter, qofte kjo aleate, si PS. Por, per shkak te peshes dhe te rolit qe ajo ka dhe per faktin se ajo diktoi menyren se si opozita e beri fushaten elektorale, me takon qe bej nje analize dhe nga ky kendveshtrim kam folur, jo per te mbajtur anen e njerit apo te tjetrit, ne garen per kryetar te PS-se. Eshte larg synimeve dhe moralit personal te Partise Demokracia Sociale. Por, ne kemi bere dhe bejme analiza qe perfshijne edhe menyren se si veproi dhe u soll PS gjate fushates elektorale dhe per pergjegjesine qe ajo pati ne disfaten e zgjedhjeve te 28 qershorit, per nje arsye madhore, humbi e majta, pjese e te ciles ne jemi dhe me kete te drejte ne duhet te analizojme edhe veten tone per aq sa kemi pergjegjesi, por edhe partneret tane te cilet i kishim te tille vetem ne dukje dhe ne leter. Pasi ne realitet, ne praktike, i kishim kundershtare po kaq te rrepte ndaj nesh sa edhe mazhoranca aktuale. Partia Socialiste beri nje numer gabimesh te cilat ne i kishim paralajmeruar prej kohesh, por qe nuk u degjuan, madje u pergojuam. Ne i thame Partise Socialiste qe ne pranvere te vitit 2008, qe te mos e miratonte ose me mire te them, te mos inicionte nje sistem zgjedhor qe ishte ne kundershtim, jo vetem me interesat e pluralizmit demokratik-politik ne Shqiperi, jo vetem te partive te vogla, sic u perpoqen ta justifikonin, por ishte ne dem te vete Partise Socialiste. U thame qe te mos miratonin Kodin Zgjedhor, ne menyren se si u hartuar dhe qe ishte rrjedhoje e sistemit, po perseri nuk na degjuan dhe ne votuam kunder. U thame qe te mos beheshin kaq te shpejtuara ndryshimet Kushtetuese, pasi nuk duhej nisur nga interesa te vogla, per te bere ndryshime kapitale ne dokumentin themelor te shtetit, prandaj dhe ne e votuam kunder. Mua me vjen keq qe perkundrejt nje opinioni te pergjithshem dhe nje opinioni specialistesh qe kane deshmuar dhe argumentuar qe sistemi dhe Kodi ishin nje nga shkaqet kryesore te disfates se PS-se dhe opozites, ka akoma avokaet te tyre brenda PS-se ose degjohen akoma zera shfajesues per kete gracke elektorale qe u ngrit, qe u pergatit nga njerez te vecante, qofte edhe ne lidershipin e PS per te keqen e kesaj partie dhe te opozites ne teresi. Pra, me pak fjale, nje nga shkaqet e disfates elektorale te PS dhe te opozites, ishte sistemi i papershtatshem zgjedhor dhe per rrjedhoje edhe Kodi Zgjedhor qe u miratua. Ketu duhej qendruar ne Kongresin e jashtezakonshem te PS, te dilnin hapur pergjegjesite e njerezve te lidershipit te PS-se, qe e propozuan, qe e hartuan dhe qe e zbatuan. Kjo nuk ndodhi. Nje arsye tjeter e disfates se PS-se eshte se ajo nga pikepamja strategjike ishte jo e qarte, nuk percaktoi nje objektiv, jo thjesht nje fitore te mbeshtetur ne disa numra, te parashikuara nga disa sondazhe qe kishin doza te theksuara subjektivizmi dhe servilizmi. Por, PS, lidershipi i saj, duhej qe fitoren e projektuar ne leter, te mbeshtetur ne sondazhet e bera, do ta garantonte me nje strategji te bashkimit te gjitha forcave te mundshme te se majtes, duke bere koncesionet dhe kompromiset e duhura politike te domosdoshme per te arritur synimin strategjik.

Qe do te thote...?

Duhej te kishte lene hapesira te konsultuara per bashkimin e te gjithe partive politike te se majtes. Kjo nuk ndodhi. Por, u be nje gabim tjeter ne vijim te kesaj politike brenda se majtes. Edhe krijimi i koalicionit "Bashkimi per Ndryshim" u konceptua si nje artifice pa permbajtje, pa marreveshje, pa angazhime reciproke. Ne ditet e fushates zgjedhore, koalicioni nuk u shfaq asgjekund. Perkundrazi, u shfaq qarte nga ana e kandidateve te PS-se, me direktive qendrore qe te luftoheshin aleatet, te viheshin ne nje plan me kundershtaret politik te se majtes shqiptare dhe te opozites, aq sa kudo ne te gjitha qarqet, hapur u behej thirrje elektoratit te majte qe te mos votohej Demokracia Sociale, te mos votohej kryetari i saj, sepse votat per ta ishin njesoj sikur te votohej Sali Berisha dhe Partia Demokratike. Ne kemi nje numer shume te madh deshmish per kete sjellje te PS-se, te kandidateve te saj, te grupeve te saj te punes ndaj nesh dhe ndaj aleateve te tjere. Kjo ishte nje arsye dhe nje shkak tjeter ku duhej te ishte perqendruar analiza e PS-se ne Kongresin e jashtezakonshem, gje qe nuk u pa. Ka nje debat brenda vete PS-se, qe ajo u paraqit pa nje program te qarte elektoral. Une e kam diktuar kete gjate fushates dhe e artikulova si nje defekt te PS-se, menjehere pas rezultatit te zgjedhjeve, ne nje analize te shpejte qe i bera faktoreve te disfates. Fushates elektorale dhe programit elektoral te PS-se, i mungoi atraktiviteti, i mungoi ajo ndjenje e brendshme, e ngrohte qe ngjall besim tek degjuesit, tek elektorati, sidomos tek njerezit e varfer dhe te thjeshte, te cilet kerkojne te gjejne nje shprese per nje ndryshim real te gjendjes se tyre. Ky mesazh ne teresi nuk arriti te shkoje jo vetem tek zemrat e elektoratit shqiptar, por as tek veshet e tyre. Prandaj them qe ishte nje arsye tjeter pse fushata elektorale e PS-se nuk pati ate dinamizem dhe ate dimension qe mund te sillte me shume vota jo vetem nga elektorati tradicional socialist, por edhe pergjithesisht nga nje elektorat qe rri menjane gjate fushates elektorale, dhe vendos ne momentin e fundit perpara kutise se votimit, pasi eshte bindur per alternativen qe do te votoje gjate gjithe fushates. Eshte me vend patjeter qe PS te akuzoje PD si partia ne pushtet qe perdori te gjitha instrumentet e pushtetit, te ligjshme dhe te paligjshme, per te rrembyer fitoren elektorale te 28 qershorit. Ka mjaft fakte qe e provojne kete strategji te perpunuar mire Partise Demokratike. Mund te dale nje numer zedhenesish te PD-se per t'i mohuar sistematikisht dhe perdite faktet, por kjo nuk e zgjidh problemin dhe as nuk e mbron kete parti nga akuzat e mbeshtetura fort. Nje analize e tille eshte e domosdoshme qe te behet, per te nxjerre mesime. Tani, mendoj edhe si kryetar i Partise Demokracia Sociale, qe veshtrimi duhet hedhur perpara, qe mbi bazen e gabimeve te radhes qe u bene te mos perseriten ato, por te analizohen situatat dhe te nxirren perfundime qe do te sherbejne per sfidat e ardhshme elektorale qe do te kemi perpara.

Cfare kostoje do te kete per te majten mosmbajtja e pergjegjesise nga e kryetarit ne detyre Edi Rama...?

Une nuk deshiroj te futem ne vorbullen e ketij debati qe eshte zhvilluar dhe qe po zhvillohet ende ne politiken shqiptare dhe brenda vete Partise Socialiste. Rregullat e brendshme te cdo partie jane te shkruara ne statut dhe interpretohen nga te gjithe ata qe deshirojne ta bejne nje gje te tille. Si kryetar i PDS-se, mua me intereson nje partner i forte, nje PS e forte, qe te dale shume shpejt nga kriza ne te cilen ndodhet dhe me intereson me pak, jo se nuk me intereson fare, se secili do te jete kryetari i ardhshem i PS. Kjo pasi marredheniet midis partive jane marredhenie institucionale dhe jo marredhenie personale. Keshtu qe, PDS uron qe te zgjidhet ai kryetar qe mund ta coje PS-ne ne nje suksese te ardhshem elektoral. Ne nuk duam ta paragjykojme dhe as te bejme tifozllekun e radhes per kete ose per ate kandidat. Prandaj, ne kete debat qe po zhvillohet tashme une si kryetar partie, por edhe PDS, do te abstenoje, pa fshehur ketu patjeter pergjegjesine e madhe qe ka pasur kryetari i PS-se, zoti Rama, ne percaktimin e strategjise dhe taktikes elektorale, te hartimit te programit dhe percaktimit te linjave kryesore te marredhenieve me partite aleate, para dhe gjate fushates elektorale. Si perfundim, ne do te ndertojme marredheniet e ardhshme te bashkepunimit me PS si institucion politik dhe shkalla e ketyre marredhenieve do te percaktohet nga reflektimi qe do te beje kjo parti per domosdoshmerine e ndryshimit te filozofise se saj politike ne marredhenie me aleatet, si nje kusht kryesor tashme i vertetuar plotesisht per fitoren e ardhshme. Ne jemi te gatshem dhe ofrojme bashkepunim si partner, ne nje te majte te re, te bashkuar, me formula bashkekohore, te cilat shpresoj se do t'i gjejme sebashku.

Me sa duket do te kemi nje gare formale ne PS, ku kryetari ne detyre i kesaj partie, Edi Rama eshte perballe nje kandidati jo teper potencial. Ka shume gjasa qe ai te rizgjidhet serish kryetar i PS. Cfare ju ben ju si aleat te besoni se ne sfidat e radhes, Rama do te kete nje strategji, nje program, per te sjelle fitoren e se majtes...?

Eshte me se e vertete dilema qe ne kemi per menyren se si do te mund te sillet pas 26 shtatorit zoti Rama me ne, partneret natyrale te Partise Socialiste. Une vete i kam shprehur publikisht keto dyshime, duke ndare Edi Ramen si person, nga Edi Rama si kryetar partie. Por, sic ju thashe edhe pak me perpara, nese kryetari i Partise Socialiste, cilido qofte ai, nuk arrin te kuptoje qe PS nuk fitonte e vetme as ne keto zgjedhje dhe as nuk mund te fitoje kurre e vetme cdo sfide tjeter elektorale ne te ardhshmen. Atehere eshte e tepert te themi qe mund te kete sens orientimi prej politikanit bashkekohor. Ne do ta gjykojme PS, sidomos lidershipin e saj, nga menyra se si ajo do te konceptoje marredheniet me aleatet tani e tutje. Jo thjesht per te perseritur demagogjine e radhes, jo thjeshte per te shfrytezuar aleatet per nje imazh per konsum te brendshem partiak, apo per konsum politik ose elektoral. Ne jemi te bindur dhe kete e themi se duam realisht suksesin e te gjithe te majtes, se pa nje reflektim shume serioz, jo siperfaqesor, por te thelle, te strukturave te PS-se, nga qendra ne baze, per domosdoshmerine e aleances, nuk do te kete sukses edhe ne zgjedhjet e ardhshme per pushtetin vendor. Nese e majta do te fitoje zgjedhjet e ardhshme per pushtetin vendor, ajo shume shpejt duhet te beje nje operacion kirurgjikal ne perberjen e saj, ne organizimin e saj dhe duhet krijuar bindja se askush nuk eshte i tepert dhe sidomos duhet zhveshur nje pjese e mire e lidershipit te PS-se nga megalomania dhe prepotenca e trasheguar qe ka ardhur si rrjedhoje e origjines politike dhe e formimit jo bashkekohor politik. Nese drejtues te vecante te PS-se, nga qendra deri ne baze do te vazhdojne ta konceptojne elektoratin e majte shqiptare si prone vetjake, si nje truall qe ua kane lene per trashegim baballaret e tyre, perseri do te kete sjellje te tilla politike, prepotente, mohuese, jo bashkepunuese me segmente te tjera te se majtes qe jane te zhveshura nga mentaliteti dhe psikologjia politike e se kaluares komuniste, apo edhe e trashegimise jo pozitive te vete PS-se. Prandaj kembengul qe PS duhet te dale shpejt nga kriza e brendshme qe e ka kapluar pas zgjedhjeve, nuk duhet te harxhoje energji per te luftuar njeri-tjetrin brenda vetes se tyre, duhet te gjejne nje konsensus institucional, ku te bashkejetojne brenda kesaj partie rrymat dhe fraksionet, ne menyre qe te ruhet jo uniteti formal i PS, por nje bashkejetese dhe nje bashkeveprim ne funksion te synimeve madhore qe ka formacion politik, me i madhi brenda se majtes. Dhe qe te gjithe sebashku, mbi bazen e nje platforme te re, te shkojme drejt formave bashkekohore te bashkepunimit, per te dale neser si nje force e vetme politike dhe elektorale pa mohuar identitetet e vecanta politike, perberese, brenda se majtes.

PS eshte shume prane bojkotit te Parlamentit. Kjo eshte konfirmuar edhe nga vete kryetari i PS ne detyre, Edi Rama. Ju si ish-minister i Jashtem si e vleresoni kete gje ne raport me integrimet e vendit dhe per sfidat politike qe ka?

Une gjithnje nuk e kam pelqyer bojkotin si nje taktike politike dhe parlamentare, pasi e kam konsideruar si mjetin e fundit kur mungojne argumentet e mbeshtetura fort ne realitete. Por, bojkoti, vecanerisht ne shoqerite ne tranzicion, sic kane qene ato qe dolen nga diktaturat komuniste, perfshire edhe Shqiperine, ka qene nje instrument politik qe ka ngerthyer edhe protesten e ligjshme perkundrejt abuzimeve elektorale, por qe ka sherbyer edhe si nje derdhje e zemerates se brendshme dhe si nje alibi per humbjen. Vete Partia Demokratike dhe zoti Sali Berisha ne te kaluaren e kane perdorur rendomte kete taktike, ku ne vitin 1998, apo edhe ne vitin 2000-2001, ne mos edhe me vone, te pakten ne keto vite me sa mbaj mend, jane kthyer shpeshhere bojkotit parlamentar. I ndodhur ne ate kohe ne poziten e ministrit te Puneve te Jashtme, gjithnje kam perjetuar veshtiresi per t'u shpjeguar partnereve nderkombetare kete sjellje te politikes shqiptare. Parlamenti eshte institucioni ku behet politike dhe qe shqiptaret kane deleguar vullnetin e tyre ne individe te vecante, sipas alternatives, qe te shprehin pikepamjet dhe qendrimet e tyre per veprimtarine ligjberese. Une mendoj, qe PS artikulimin e bojkotit parlamentar nuk e ka bere deri tani shume te qarte dhe me teper, eshte nje instrument politik i dites dhe i perkohshem se sa do te jete strategji apo veprim politik afatgjate. Besoj se mund te ndodh qe te mos shkohet ne 7 shtator ne inaugurimin e parlamentit te ri, te mos merret pjese ne votimin e qeverise dhe te programit te saj, por besoj se pas seances se pare apo te dyte, apo te trete, Partia Socialiste, grupi i saj parlamentar, do te shkoje ne parlament sepse do te kryeje patjeter rolin e saj si opozite, sepse i tille ishte verdikti i shumices se shqiptareve, me ose pa te drejte.

Eshte folur per zgjedhje te parakohshme, jeni pro apo kunder?

Zgjedhjet e parakohshme, cdo parti qe humbet zgjedhjet e radhes, i ka kerkuar dhe i kerkon. Por, ato nuk mund te realizohen thjesht dhe vetem se nje parti politike apo individe te vecante politike kane deshire qe te behen. Duhet te krijohen rrethanat konkrete qe imponojne shkuarjen ne zgjedhjet e parakohshme. Pyetje shtrohet, a ekzistojne keto rrethana sot ne Shqiperi? Nuk ka nje pergjigje te prere. Sapo kemi dale nga zgjedhjet parlamentare, qe per fat te keq, jo vetem per mua, por edhe per partneret nderkombetare, gje qe do ta deshmoje dhe raporti final i OSBE-ODHIR, nuk i arriten standardet nderkombetare, ato te kerkuara, qe do t'i jepnin Shqiperise impulse te reja ne procesin e integrimit evropian. Zgjedhjet e parakohshme per nga menyra se si u zhvilluan ne 28 qershor do te dalin ne nje te ardhme te afert ne rend te dites, jo vetem per shkak te mungeses se plotesimit te standardeve, por mendoj se do te kemi perpara nje qeverisje te veshtire. E cila, pavaresisht nga deklaratat shpresedhenese te zotit Berisha dhe te zotit Meta, nuk do te jete e lehte.

Pse e mendoni nje gje te tille?

Per disa arsye. Dy parti politike qe kane perfaqesuar deri me tani, te pakten ne opinion, dy alternativa te ndryshme, nuk mund te bashkejetojne per nje kohe te gjate, aq me shume ne Shqiperi, ne menyre te atille sa te ruajne baraspeshen e influences politike dhe elektorale. Do te vij nje moment qe do te kete perplasje programore sepse perndryshe gjithsecila prej tyre do te kete humbje ne mbeshtetjen politike dhe elektorale. E dyta, duhet te kemi parasysh karakteret e forta qe perbejne te dy kryetaret e partive ne koalicion, zotin Berisha dhe zotin Meta. Nuk duhet harruar se bashkejetesa e tyre eshte e imponuar, eshte nje shoqeri qe ne mjedisin jo vetem politik, por edhe shoqeror shqiptar, tingellon paska jonormale. Une nuk besoj, ndonese e vleresoj per shkathtesine politike qe ka per te marre kthesa, qe zoti Berisha do te leshoje terren qe te manifestohet protagonizmi i zotit Meta ne qeverisjen e vendit. Ashtu sikurse e njoh mire dhe te besoj qe Ilir Meta te pranoje, qofte edhe perkohesisht, te luaje rolin e violines se dyte ne korin qeveritar. Ai nuk e pranoi kete rol ne kohen kur qeveriste sebashku me zotin Fatos Nano, i ndodhur ne pozita shume here me te favorshme sa eshte sot dhe jo me te pranoje per nje kohe te gjate te ndodhet nen autoritetin e nje kryeministri, qe mbi gjithcka dashuron pushtetin absolut dhe qe kerkon te kontrolloje te gjitha poret e sistemit dhe te institucioneve shteterore dhe qeverisese. Perpjekja per protagonizem i gjithsecilit prej tyre do te sjelle patjeter ne te ardhmen ferkime dhe mosmarreveshje, te cilat mund te cojne ne nje carje qe nen efektet e nje krize ekonomike qe po vjen ne Shqiperi, do te mund te thellonte mosmarreveshjet dhe te na rikthente para domosdoshmerise per te bere nje zgjedhje te re politike.

Ne sistemin aktual zgjedhor kemi kuptuar qe partite e vogla jane me pak te favorizuara per te pasur nje vend ne parlament, ne zgjedhjet e ardhshme ju cfare do te kerkoni, duke pasur parasysh qe Partia Socialiste nuk e sheh problemin e zgjedhjeve tek sistemi zgjedhor. Do t'i propozohet PS-se nje ndryshim i Kodit dhe nese jo, si e shikoni te ardhmen politike me kete Kod Zgjedhor?

Une mendoj se Partia Socialiste eshte e para qe duhet te reflektoje per te ndryshuar Kodin sepse ky Kod qe u miratua me bekimin e saj, u kthye ne bumerang dhe ishte nje nga arsyet e disfates se saj, nuk besoj se PS do te deshiroje nje disfate tjeter elektorale neser. Per rrjedhoje, shpresoj se do te forcohen prirjet per te bere ndryshimet e duhura ne kodin elektoral dhe per t'i dhene Shqiperise nje ligj qe do ta bente garen elektorale perfundimisht te barabarte dhe te ndershme per te gjithe subjektet politike shqiptare.

Intervistoi: Denis Dedej

Rivali i kryetarit socialist ne detyre shprehet kunder bojkotit parlamentar: Vetem me beteje parlamentare provokohen zgjedhjet e parakohshme


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›