E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bonot, bie ndjeshem vlera e kembimit

Vlera e bonove te privatizimit pritet te bjere ndjeshem ne tregun e lire te kembimit e mbase duke iu rikthyer niveleve te fillim qershorit. Shkak eshte bere riaktivizimi i nje sasie te konsiderueshme te letrave me vlere, qe e konvertuar, shkon ne disa qindra miliona dollare, te bllokuara ne disa fonde piramidale investimi prej shume vitesh. Ne mbledhjen e fundit te qeverise kaloi projektligji per Sipermarrjet e investimeve kolektive, ku ne nje pike te se ciles parashikohet qe te gjitha bonot e privatizimit te investuara ne keto fonde investimi do t'u shperndahen individeve. Per rregullimin e afateve dhe procedurave eshte ngarkuar Ministria e Financave por me pare duhet qe ky draft ligjor te miratohet nga parlamenti.

Behet fjale per sasi te medha te letrave me vlere, qe shkojne ne disa miliarda leke, te mbledhura gjate viteve nga fonde te tilla piramide si Anglo-Adriatika me qellim privatizimin e aseteve shteterore e qe kane mbetur te paaktivizuara. Rishperndarja e ketyre bonove tek qytetaret qe i investuan ato, pritet te rrise sasine e letrave me vlere ne treg, duke sjelle rrjedhimisht edhe zhvleresimin e ndjeshem te tyre.

Aktualisht bonot e privatizimit tregtohen per 18-19 per qind te vleres, shifer teper e larte, po ta krahasojme me vetem 3 muaj me pare kur kishim te benim me nivele qe nuk kalonin 2 deri 3 per qind, nivel qe pritet te rikthehet gjate muajit ne vazhdim. Rritja me disafish e vleres se bonove te privatizimit ne treg u shkaktua nga premtimi i kryeministrit per perdorimin e tyre edhe ne procesin e legalizimit, per pagesen deri 80 per qind te detyrimit te qytetareve ndaj ALUIZNI-t. Por vendimi me i fundit i qeverise per zhbllokimin e te gjitha bonove te futura ne fondet e investimit, pritet te jape impakt te menjehershem ne treg, shoqeruar me zhvleresimin e letrave me vlere.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›